DEKANI I FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAME PRITI PËR VIZITË MYFTIUN E STRUGËS, ADI EF. MURTISHI
Administrator2024-12-26T22:57:30+00:00Sot, më 26 dhjetor 2024, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, pati kënaqësinë të priste për vizitë Myftiun e nderuar të Strugës, Adi ef. Murtishin, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Në pritje të delegacionit ishin Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Prof. Dr. Naser Ramadani dhe Dr. Taxhedin Bislimi, të cilët kontribuan në këtë takim miqësor dhe të rëndësishëm.
Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi shprehu falënderime të sinqerta për vizitën e nderuar dhe pati mundësinë t’i informonte shkurtimisht të ftuarit mbi aktivitetet, arritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme të Fakultetit të Shkencave Islame, një qendër e rëndësishme […]


