Sot,më datë 12.12.2024 Dekan i ri i Fakultetit të shkencave Islame në kuadër të organizimit dhe mbarëvajtjes së punëve për vizitë priti Kryetarin dhe Kryesin e Kuvendit Studentor të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup të cilët shprehën urimet më të sinqerta për një udhëheqje të suksesshme dhe progresive. Besojmë fuqishëm se nën drejtimin tuaj, fakulteti ynë do të vazhdojë të përparojë, duke krijuar mundësi të reja dhe një ambient sa më cilësor për studentët.
Dekani falënderoi Kuvendin studentor për vizitën dhe u dëshiroj shëndet dhe sukses në studime, duke theksuar se zëri i studentëve do të vazhdojë të jetë një prioritet kryesor në procesin e vendimmarrjes. Studentët janë zemra e këtij institucioni, dhe bashkërisht do të punojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Gjatë takimit, studentët diskutuan rreth pritshmërive të tyre për përmirësimin e kushteve akademike dhe aktiviteteve të tjera të fakultetit.
Ky lloj takimi është një mundësi për të forcuar lidhjet mes administratës dhe studentëve, duke inkurajuar një komunikim të hapur dhe konstruktiv.