Ky manifestim u hap me lexim të Kuranit, ku më pas fjalën e mori Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Islam Hasani, si dhe profesorët e Gjuhes Arabe Dr. Sumeja Jonuzi dhe Prof. Dr. Ziber Lata ( përfaqësues nga FSHI ).
Ky manifestim vazhdoi me një video e cila trajtoi historikun e përhapjes së Gjuhës Arabe në Kosovë, duke u fokusuar në kontributin e Medresesë Alauddin, Departamentit të Orientalistikës dhe Fakultetit të Studimeve Islame.
Programi vazhdoi me poezi, monolog, ilahi, mrekulli gjuhësore dhe mjekësore nga Kurani Famëlartë, si dhe dhjetë vargje nga dhjetë poezitë e varura ne Qabe në kohën para Islame.
Në emër të dekanit te Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, shprehim falënderimet më të sinqerta për Fakultetin e Studimeve Islame, në krye me Dekanin Prof. Dr. Islam Hasani, dhe për gjithë stafin akademik, për mundësinë e krijuar dhe përkushtimin e treguar në realizimin e aktivitetit të përbashkët në kuadër të Ditës Botërore të Gjuhës Arabe. Ky bashkëpunim i suksesshëm ka pasqyruar rëndësinë e promovimit dhe ruajtjes së gjuhës arabe si një pasuri kulturore dhe shpirtërore, dhe ka kontribuar në forcimin e lidhjeve ndërinstitucionalë. Faleminderit për angazhimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.