Më 16 tetor 2015 Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës ishte nikoqir i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Relegjioni dhe Dhuna”, që organizohet nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Vjenës dhe Universiteti i Insbrukut.
Me ftesë të Rektorit të USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup morrën pjesë Dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi dhe Serketari, Mr. sc Argëtim Saliu.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm personalitete të shumta nga bota akademike, përfaqësues të komuniteteve fetare nga vendi dhe jashtë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, mësimdhënës dhe ekspertë nga shumë vende të botës, si: Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Turqia, Austria, Zvicra, Gjermania, Suedia etj.
Nga të pranishmit u theksua se shekullin XXI, mendimtarët e njohur e kanë parashikuar si shekull të përplasjeve të mëdha, në të cilin paqja, prosperiteti dhe siguria globale ndjehen të rrezikuara, ndaj na takon neve si bartës të institucioneve arsimore, fetare, kulturore, por edhe të tjerëve, të punojmë së bashku dhe të japim shembullin, modelin e forcimit të diversitetit kulturor, si virtyt i harmonisë ndëretnike, bashkëjetesës fetare dhe ndërfqinjësore.
Konferenca punimet e saja do t’i realizojë nga data 16 deri më 18 tetor 2015.