Lajmet2020-09-12T18:27:39+00:00
1611, 2026

Delegacioni i BFI-së mori pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të Reisul-Ulemasë së Bosnjë-Hercegovinës

Më datë 15.11.2026, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, Drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, si dhe përfaqësues të Rijasetit të BFI-së, mori pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të Reisul-Ulemasë së Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, Prof. [...]

311, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup në bashkëpunim me Institutin Konak organizoi promovimin e librit të Prof. dr. Recep Şentürk.

Më 3 nëntor 2026, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, në bashkëpunim me Institutin Konak, u organizua promovimi i librit të profesorit të njohur ndërkombëtarisht, Prof. Dr. Recep Şentürk, me titull “Adamiyyah: Unë jam, prandaj kam të drejta dhe detyrime”. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, drejtues dhe përfaqësues të Muftinive të BFI-së, Drejtori i Medresesë “Isa Beu”, profesorë, studentë dhe të ftuar [...]

2810, 2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në Takimin Konsultativ të Dekanëve të Ballkanit në Stamboll

Stamboll, 26–28 tetor 2026 – Me iniciativën e rektorit të Universitetit Islamik Botëror në Stamboll, Prof. Dr. Mehmet Görmez, u zhvillua Takimi Konsultativ i Dekanëve të Fakulteteve të Studimeve Islame nga vendet e Ballkanit, me synim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse. Takimi u hap në një ceremoni solemne, gjatë së cilës organizatorët mirëpritën delegacionet pjesëmarrëse dhe falënderuan të ftuarit për praninë e tyre, duke theksuar rëndësinë [...]

1910, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit Nashit Mustafi

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të sinqertë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit Nashit Mustafi. Ndarja nga jeta e një kolegu dhe profesori është një humbje e ndjeshme për familjen, kolegët, studentët dhe mbarë komunitetin akademik. Kontributi i profesorit në fushën e arsimit dhe në jetën akademike të Fakultetit mbetet pjesë e kujtesës dhe respektit tonë institucional. Në [...]

710, 2026

Delegacioni i BFI-së zhvilloi vizitë uruese te Myftiu i Bullgarisë

Një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Reis-ul-Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, zhvilloi një vizitë uruese dhe vëllazërore te Myftiu i Bullgarisë, Ahmed ef. Hasanov. Gjatë takimit, delegacioni i BFI-së përcolli urimet më të përzemërta, duke shprehur njëherësh konsideratën e lartë për Myftiun e Bullgarisë dhe për marrëdhëniet e mira e vëllazërore që ekzistojnë ndërmjet institucioneve islame të dy vendeve. Në [...]

610, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame vazhdon të nxjerrë gjenerata të reja të të diplomuarve

Fakulteti i Shkencave Islame vazhdon me përkushtim misionin e tij në edukimin, formimin akademik dhe përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja të të diplomuarve. Në kuadër të përmbylljes së studimeve, studentët kanë mbrojtur me sukses temat e tyre të diplomës, duke trajtuar çështje të rëndësishme nga fusha e studimeve islame, shëndetit, historisë, të drejtës islame dhe shkencave të hadithit. Temat e mbrojtura dhe mentorët e tyre janë: Azra Ramani – [...]

Go to Top