Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të sinqertë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit Nashit Mustafi.

Ndarja nga jeta e një kolegu dhe profesori është një humbje e ndjeshme për familjen, kolegët, studentët dhe mbarë komunitetin akademik. Kontributi i profesorit në fushën e arsimit dhe në jetën akademike të Fakultetit mbetet pjesë e kujtesës dhe respektit tonë institucional.

Në këto çaste të vështira, në emër të Fakultetit të Shkencave Islame, të stafit akademik dhe administrativ, shprehim solidaritetin dhe dhembshurinë tonë me familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

Lusim Allahun e Madhëruar që profesor Nashit Mustafin ta mbulojë me mëshirën e Tij të pafundme, t’ia falë gabimet, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus dhe familjes së tij t’i dhurojë sabër, forcë dhe ngushëllim në përballimin e kësaj humbjeje të rëndë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
(Kurani Fisnik, El-Bekare, 156)

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup
Dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi