Mbledhja e parë nën udhëheqjen e Dekanit Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi u zhvillua me një qëllim të qartë dhe të rëndësishëm: diskutimi i çështjeve të ngjarjeve dhe aktiviteteve akademike dhe përgatitjet për fundin e semestrit dimëror.t
Mbledhja filloi me një përshëndetje të ngrohtë nga Dekani i Fakultetit Islamik, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili u dëshiroje mirëseardhje Përfaqësuesve të Riasetit, pedagogeve, duke theksoi rëndësinë e mbledhjes për të diskutuar çështje thelbësore që ndihmojnë në zhvillimin e mjedisit akademik dhe përmirësimin e kushteve të studimit për studentët dhe stafet akademikë.
Pjesëmarrësit ishin:
- Dekani i Fakultetit
- Stafi akademik
- Përfaqësues te Riasetit: Drejtori për shkence dhe arsim, Mr. Fejzulla Sadiki dhe drejtori i botimeve dhe kryeredaktori i revistës Hëna e Re, Fidush Ibraimi.
- Ushtrues detyre Sekretari Mr. Neim Misimi.
Mbledhja u fokusua kryesisht në disa pika kyçe:
- Zgjedhja e Prodekanit, Prof dr. Ziber Lata.
- Sjellja e Vendimit per shpalljen e konkursit per zgjedhje -rizgjedhje e një mësimdhënësi ne titullin mësimor shkencore në Fakultetin e shkencave islam.
- U theksua rëndësia e aktiviteteve kulturore, sociale dhe akademike për të përfshirë studentët dhe për të krijuar një atmosferë pozitive në fakultet.
Mbledhja u mbyll me falënderime nga Dekani për pjesëmarrësit dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin e Fakultetit te shkencave Islame. U theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Riasetit, pedagogëve, studenteve dhe administratës për të arritur objektivat akademike dhe për të përmirësuar kushtet e studimit.
Kjo mbledhje përfaqësoi një hap të rëndësishëm në përpjekjet për rritjen e cilësisë akademike dhe përmirësimin e kushteve të studimit në Fakultetin Islamik.