About Administrator
This author has not yet filled in any details.So far Administrator has created 344 blog entries.
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit Nashit Mustafi
Administrator2026-10-19T16:24:58+00:00Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të sinqertë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit Nashit Mustafi.
Ndarja nga jeta e një kolegu dhe profesori është një humbje e ndjeshme për familjen, kolegët, studentët dhe mbarë komunitetin akademik. Kontributi i profesorit në fushën e arsimit dhe në jetën akademike të Fakultetit mbetet pjesë e kujtesës dhe respektit tonë institucional.
Në këto çaste të vështira, në emër të Fakultetit të Shkencave Islame, të stafit akademik dhe administrativ, shprehim solidaritetin dhe dhembshurinë tonë me familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.
Lusim Allahun e […]
Delegacioni i BFI-së zhvilloi vizitë uruese te Myftiu i Bullgarisë
Administrator2026-10-07T20:28:23+00:00Fakulteti i Shkencave Islame vazhdon të nxjerrë gjenerata të reja të të diplomuarve
Administrator2026-10-07T20:25:06+00:00Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup hap solemnisht Vitin e Ri Akademik 2026/2027
Administrator2026-10-01T16:24:14+00:00Në një atmosferë solemne dhe akademike, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup shënoi hapjen e Vitit të Ri Akademik 2026/2027, duke shënuar fillimin e një cikli të ri të dijes, formimit akademik dhe përgatitjes profesionale të studentëve.
Në ceremoninë solemne morën pjesë Reis-ul-Ulema, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, përfaqësues të Myftinive, profesorë dhe bashkëpunëtorë të Fakultetit, si dhe studentë të rinj dhe të rregullt.
Në fjalën e tij, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, theksoi rëndësinë e arsimit të lartë islam në kohën bashkëkohore dhe përgjegjësinë e Fakultetit për të ofruar dije të qëndrueshme, formim akademik dhe […]
Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 76-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor
Administrator2026-09-30T21:23:14+00:00Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 76-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor, të udhëhequr nga Dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. hfz. Shaqir ef. Fetai, prania e të cilit i dha një dimension të veçantë institucional dhe akademik fillimit të vitit të ri akademik 2026/2027.
Në fjalën e tij, Dekani shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë vitit akademik të kaluar, duke vlerësuar angazhimin e të gjithë faktorëve që kontribuuan në realizimin e veprimtarisë akademike dhe institucionale të Fakultetit.
Me këtë rast, Dekani i uroi Reisul […]
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup zhvillon provimin pranues për ciklin e dytë të studimeve
Administrator2026-09-24T05:59:59+00:00Në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup u zhvillua provimi pranues për kandidatët që synojnë të vazhdojnë studimet në ciklin e dytë – Master, për vitin akademik 2026/2027.
Procesi u zhvillua në një atmosferë akademike dhe institucionale, me pjesëmarrjen e kandidatëve dhe Komisionit për Pranimin e Studentëve në Ciklin e Dytë. Gjatë provimit u vlerësuan përgatitja akademike, njohuritë paraprake, motivimi dhe gatishmëria e kandidatëve për të vijuar studimet e avancuara në fushën e shkencave islame.
Pranimi i një gjenerate të re studentësh në ciklin e dytë përbën një etapë të rëndësishme në misionin akademik të FSHI-Shkup, duke dëshmuar vazhdimësinë e […]
Një vepër artistike në shenjë mirënjohjeje për FSHI-në
Administrator2026-09-22T21:45:51+00:00Studentja e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Fatime Zejnuli, i ka dhuruar Fakultetit një krijim artistik të realizuar me përkushtim, si shenjë mirënjohjeje për vitet e studimit, dijen e fituar dhe përvojën e çmuar gjatë qëndrimit në këtë vatër të dijes.
Kjo vepër, përtej vlerës së saj artistike, mbart një mesazh të veçantë falënderimi dhe respekti për institucionin ku ajo përfundoi me sukses studimet dhe mbrojtjen e temës së diplomës.
Në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë gjest të veçantë, si dhe për përkushtimin e saj gjatë viteve të studimit, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, […]
Mbrohet me sukses tema e diplomës mbi kontributin e grave në periudhën e hershme të Islamit
Administrator2026-09-15T16:46:43+00:00Më 15 shtator 2026, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, u zhvillua me sukses mbrojtja publike e temës së diplomës me titull “Kontributi i grave në periudhën e hershme të Islamit”, të përgatitur dhe mbrojtur nga kandidatja Fatime Zeynuli.
Punimi trajton një temë me rëndësi të veçantë në kuadër të studimeve islame dhe historisë së qytetërimit islam, duke vënë në pah rolin dhe kontributin e grave në periudhën e hershme të Islamit. Në kuadër të punimit janë analizuar kontributet e grave në jetën fetare, arsimore, shoqërore dhe familjare, si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin dhe formësimin e shoqërisë […]
