Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Shkencave Islame- Shkup, ju shpreh urimet më të përzemërta dhe respektin tonë të thellë për arritjet dhe sukseset që janë shënuar gjatë këtyre tre dekadave të shkëlqyera. Ky është një moment i veçantë për të reflektuar mbi udhëtimin shumë të vështire dhe po aq të lavdishëm të Universitetit, e për të vlerësuar punën e palodhur të të gjithëve që kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni të shquar.
Për 30 vjet, Universiteti i Tetovës ka qenë një qendër e rëndësishme e dijes dhe arsimit shqip, duke formuar breza të rinj të shkolluar dhe të përgatitur për sfidat e botës moderne.
Urime edhe një herë për këtë përvjetor të rëndësishëm! Urojmë që Universiteti i Tetovës të vazhdojë të jetë një burim frymëzimi dhe i dijes për brezat e ardhshëm.
Me respekt dhe mirënjohje,
Dekani,
Prof. Dr. Abdulxhemil NESIMI