Prodekani i Fakuktetit të Shkencave Islame, Doc. Dr. Muaz Agushi merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Strategjitë e ardhshme të edukimit, inkuadrimi dhe barazia e të paprivilegjuarve”

2023-03-01T18:11:55+00:00
Me datë 23 Shkurt 2023, në kryeqendrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, prodekani i FSHI-së, Muaz Agushi, morri pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare “Strategjitë e ardhshme të edukimit, inkuadrimi dhe barazia e të paprivilegjuarve”, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare “Edukatorët pa kufij” me seli në Gjenevë  të Zvicrës.
Gjatë pesë sesioneve u diskutuan një sërë temash, duke përfshirë kushtet dhe sfidat me të cilat përballet mësimdhënia dhe të mësuarit në rajonet më pak të zhvilluara, dhe se si pandemia i shtyu arsimtarët të rishqyrtojnë metodologjitë dhe programet e reja për t’u marrë me këto sfida. Gjithashtu […]
Prodekani i Fakuktetit të Shkencave Islame, Doc. Dr. Muaz Agushi merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Strategjitë e ardhshme të edukimit, inkuadrimi dhe barazia e të paprivilegjuarve”2023-03-01T18:11:55+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, pjesëmarrës në seminarin “Mësimi i lëndës së “Fik’hul Muamelatit” në medresetë dhe fakultetet e Ballkanit”

2023-02-13T20:31:42+00:00
Me datë 10.02.2023, në selinë e kryesisë së BIK-ut, Fakulteti i Studimeve Islame në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara dhe shoqatën Horizont, organizuan seminar kushtuar mësimit të lëndës “Fik’hul-Muamelatit” në medresetë dhe fakultetet e Ballkanit.
Nga FSHI, morri pjesë Prodekani, Doc. Dr. Muaz Agushi, i cili në seancën e dytë u paraqit me temën “Përvojat e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup në mësimdhënien e lëndës “Fik’hul Muamelat”, ndërsa moderoi pjesën e dytë të seancës  së parë, ku referuan profesorë nga të gjitha medresetë shqipëfolëse në Ballkan.
[…]
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, pjesëmarrës në seminarin “Mësimi i lëndës së “Fik’hul Muamelatit” në medresetë dhe fakultetet e Ballkanit”2023-02-13T20:31:42+00:00

Telegram ngushëllimi

2023-02-10T16:33:48+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup i shpreh ngushëllimet më të thella popullit turk për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Me zemër e shpirt jemi me  të gjithë të prekurit nga tërmeti shkatërrues. Ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë.

Telegram ngushëllimi2023-02-10T16:33:48+00:00

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË, SOT SHËNON 30-VJETORIN E THEMELIMIT

2022-12-28T17:07:57+00:00

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, sot shënon 30-vjetorin e themelimit. Me ftesë të FSI – Prishtinë në shënimin e këtij jubileu mori pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, prof. dr. Shaban Sulejmani, i cili duke i uruar për punën që bën FSI në përgatitjen e kuadrave të studimeve islame tanimë tri dekada, vuri në dukje bashkëpunimin e thelluar midis dy institucioneve fetare, të vetme në këto troje. Ne jemi një trung, por me degë të gjëra, që ngjallim shpirtrat e zemrat e të gjithëve. FSI dhe FSHI do të vazhdojnë të bashkëpunojnë thellë në fushën e […]

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË, SOT SHËNON 30-VJETORIN E THEMELIMIT2022-12-28T17:07:57+00:00

DEKANI I FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAME PROF. DR. SHABAN SULEJMANI E PRITI NË KABINETIN E TIJ REKTORIN E UNIVERSITETIT KŰTAHYA DUMLUPINAR PROF. DR. KAZIM UYSAL

2022-12-26T16:40:22+00:00
Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, qëndroi delegacioni nga Universiteti Kűtahya Dumlupınar, të udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Kazim Uysal.
Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani i falënderoi mysafirët për vizitën që i kanë bërë FSHI-së dhe në pika të shkurtëra prezantoi rrugëtimin e Fakultetit tonë ndër vite që nga koha e themelimit e deri në ditët e sotme. Gjithashtu informoi delegacionin mbi rrjedhat e punës së FSHI-së, realizimin e planeve studimore, zhvillimin e mësimit dhe programet mësimore të akredituara, përpjekjet që bën dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet në rrugëtimin shkencorë- akademik
Ky takim kishte për qëllim thellimin e […]
DEKANI I FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAME PROF. DR. SHABAN SULEJMANI E PRITI NË KABINETIN E TIJ REKTORIN E UNIVERSITETIT KŰTAHYA DUMLUPINAR PROF. DR. KAZIM UYSAL2022-12-26T16:40:22+00:00

KUVENDI STUDENTOR REALIZOI EKSKURSION KATËR DITOR NË BOSNJË – HERCEGOVINË ME VITET E TRETA.

2022-12-25T22:59:27+00:00
Studentët gjatë këtyre ditëve vizituan qytetin e Sarajevës dhe Mostarit
Gjithashtu në qytetin e Sarajevës studentët vizituan, Bash Çarshinë ku kaluan momente të bukura, dhe disa nga Xhamit më atraktive:
1. Gazi Husrev – Begova Xhamia
2. Havaxhe Durak Bashçarshiska
3.Sulltan Fatihova Xhamia
Dhe Gazi Husrev – Begova Medrese, ku në të kaluarën kishte qenë medrese, ndërsa tani objekti i saj është shndërruar Librari Publike.
Studentët tanë kishin nderin të jenë edhe mysafir në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, ku u mirëpritën nga Kryetarja […]
KUVENDI STUDENTOR REALIZOI EKSKURSION KATËR DITOR NË BOSNJË – HERCEGOVINË ME VITET E TRETA.2022-12-25T22:59:27+00:00

REISUL ULEMA DHE NJOFTIMI I STUDENTËVE RRETH BFI- së

2022-12-25T22:56:50+00:00
Në koordinim me Dekanin e FSHI-Shkup Prof Dr Shaban Sulejmani e në iniciative të Kuvendit Studentore të FShI, organizuan një panel të ashtuquajtur ” Titulli Reisul ulema dhe njoftimi i studentëve rreth BFI- së dhe dikastereve të sajë” panelist i së cilës temë ishte vet Kryetari i BFI Hfz. Haxhi Shaqir ef. Fetahu.
Hapja e panelit u bë me lexim të asheres nga ana e studentit Isen Izeti, më pas programi vijoi nga ana e moderatores Vjollca Halidi e cila pas disa fjalive hyrëse i dha fjalën kryetarit të Kuvendit Studentorë Luftim Deari për të një fjal rasti. Pas tij fjala iu […]
REISUL ULEMA DHE NJOFTIMI I STUDENTËVE RRETH BFI- së2022-12-25T22:56:50+00:00

KRYETAR I ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE “EDUKATORËT PA KUFIJ”, DR. MUHAMED ALIJ EL UBEJDELI VIZITOI FAKULTETIN E SHKENCAVE ISLAME

2022-12-07T17:12:02+00:00
Përgjatë dy ditëve, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, qëndroi një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe të udhëhequr nga Kryetar i Organizatës Ndërkombëtare “Edukatorët pa kufij” Dr. Muhamed Alij El Ubejdeli. Ata fillimisht zhvilluan një takim me Dekanin e FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani i cili falënderoi mysafirët për vizitën që i kanë bërë FSHI-së dhe në pika të shkurtëra prezantoi rrugëtimin e Fakultetit tonë ndër vite që nga koha e themelimit e deri në ditët e sotme. Gjithashtu informoi delegacionin mbi rrjedhat e punës së FSHI-së, realizimin e planeve studimore, zhvillimin e mësimit dhe programet mësimore të […]
KRYETAR I ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE “EDUKATORËT PA KUFIJ”, DR. MUHAMED ALIJ EL UBEJDELI VIZITOI FAKULTETIN E SHKENCAVE ISLAME2022-12-07T17:12:02+00:00

FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME-ShKUP DHE INSTITUTI I LARTË ISLAM I SOFJES NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI.

2022-12-05T13:01:36+00:00

Dekani i FShI- Shkup, Prof. dr. Shaban Sulejmani priti në zyrën e tij delegacion nga Instituti i Lartë Islam nga Sofja e Republikës së Bullgarisë i udhëhequr nga përgjegjësi i instituti dr. Kadir Memedov. U zhvillua një bisedë e këndshme në lidhje me avansimin dhe edukimin fetarë i cili do të ishte në shërbim të mirëqenies së përgjithshme të të shoqërive ne të dyja shtetet. Kishin ide dhe vizione të përbashkëta, që në një të ardhmen shum të afërt, të dy institucionet duke mbështetur njëra tjetër, të fillojnë së shpejti me realizimin e qëllimeve të përcaktuara në marrëveshjen që sot e […]

FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME-ShKUP DHE INSTITUTI I LARTË ISLAM I SOFJES NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI.2022-12-05T13:01:36+00:00

DEKANI I FSHI-së QËNDROI PËR VIZITË ZYRTARE NË DISA UNIVERSITETE TË SPIKATURA NË REPUBLIKËN E TURQISË

2022-12-05T12:44:46+00:00
Në vazhdën e aktiviteteve të bashkëpunimit me universitetet të spikatura në vend dhe jashtë, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, prof. dr, Shaban Sulejmani, i shoqëruar nga myftiu i Shtpit, mr. Nasir Rexhepi vizituan disa universitete të spikatura në Republikën e Turqisë, ku u pritën nga autoritetet udhëheqëse të këtyre institucioneve. Në vizitën e bërë në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit të Marmarasë, u pritën nga zëvendësdekani, prof. dr. Omer Faruk Araz, i cili shprehu falënderim për vizitën e bërë dhe që u njoh për së afërmi me FSHI-në si institucion i vetëm i arsimit të lartë fetar […]
DEKANI I FSHI-së QËNDROI PËR VIZITË ZYRTARE NË DISA UNIVERSITETE TË SPIKATURA NË REPUBLIKËN E TURQISË2022-12-05T12:44:46+00:00
Go to Top