Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, sot shënon 30-vjetorin e themelimit. Me ftesë të FSI – Prishtinë në shënimin e këtij jubileu mori pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, prof. dr. Shaban Sulejmani, i cili duke i uruar për punën që bën FSI në përgatitjen e kuadrave të studimeve islame tanimë tri dekada, vuri në dukje bashkëpunimin e thelluar midis dy institucioneve fetare, të vetme në këto troje. Ne jemi një trung, por me degë të gjëra, që ngjallim shpirtrat e zemrat e të gjithëve. FSI dhe FSHI do të vazhdojnë të bashkëpunojnë thellë në fushën e studimeve islame sot e për gjithë jetën.