Studentët gjatë këtyre ditëve vizituan qytetin e Sarajevës dhe Mostarit
Gjithashtu në qytetin e Sarajevës studentët vizituan, Bash Çarshinë ku kaluan momente të bukura, dhe disa nga Xhamit më atraktive:
1. Gazi Husrev – Begova Xhamia
2. Havaxhe Durak Bashçarshiska
3.Sulltan Fatihova Xhamia
Dhe Gazi Husrev – Begova Medrese, ku në të kaluarën kishte qenë medrese, ndërsa tani objekti i saj është shndërruar Librari Publike.
Studentët tanë kishin nderin të jenë edhe mysafir në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, ku u mirëpritën nga Kryetarja e kuvendit studentor Umihana Shoshiç, poshtu edhe nga ana e Profesorëve dhe studentëve të tjerë, ku kishin përgatitur një ambient të ngrohtë për studentët tanë, të cilët shkëmbyen edhe ideja për bashkëpunim të ndërsjellët.
Nga Kryetari i kuvendit studentor, Luftim Deari si shenjë respekti iu dhurua një dhuratë simbolike.
Në qytetin e Mostarit studentët kaluan një pasdite, ku vizituan Çarshin, Uren e Mostarit, dhe Xhamin – Koski Mehmet Pasha Xhami
Poashtu vizituan Teqen e Bllagajit, dhe Burimin e lumit Buna.