Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, qëndroi delegacioni nga Universiteti Kűtahya Dumlupınar, të udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Kazim Uysal.
Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani i falënderoi mysafirët për vizitën që i kanë bërë FSHI-së dhe në pika të shkurtëra prezantoi rrugëtimin e Fakultetit tonë ndër vite që nga koha e themelimit e deri në ditët e sotme. Gjithashtu informoi delegacionin mbi rrjedhat e punës së FSHI-së, realizimin e planeve studimore, zhvillimin e mësimit dhe programet mësimore të akredituara, përpjekjet që bën dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet në rrugëtimin shkencorë- akademik
Ky takim kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve arsimore në sfera të ndryshme, duke iu dhënë përparësi proceseve arsimore dhe atyre të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore.
Në këtë takim, theks i veçantë iu kushtua edhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, si shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, organizimin e debateve, simpoziumeve dhe konferencave të përbashkëta shkencore, pjesëmarrjen aktive në projekte të ndryshme ndërkombëtare, sidomos në ato të cilat financohen nga Komisioni Evropian.