Vizitë urimi nga Drejtori dhe Stafi i Medresesë “Isa Beu” për Dekanin e Ri të Fakultetit të Shkencave Islame
Administrator2025-01-28T19:30:21+00:00Më 28 janar 2025, Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë Drejtorin e Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam Islamin, së bashku me delegacionin e nderuar të profesorëve të këtij institucioni të shquar.
Delegacioni u prit ngrohtësisht nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prodekanin Prof. Dr. Ziber Lata, Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Prof. Sulejman Idrizi, Sekretari Mr. Neim Misimi dhe Z. Nesip Demiri.
Gjatë vizitës, delegacioni përcolli urimet më të përzemërta për Dekanin e ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy institucioneve në shërbim të edukimit dhe formimit profesional të brezave të […]
Fakulteti i Shkencave Islame uron besimtarët për Natën e Isras dhe Miraxhit
Administrator2025-01-26T21:11:47+00:00Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili
Administrator2025-01-23T18:24:06+00:00Sot, më datë 23.01.2025, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili me bashkëpunëtorë të tij vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit si dekan të fakultetit.
Myftiu shprehu urime të sinqerta për zgjedhjen e dekanit dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Fakultetit në edukimin dhe formimin e kuadrove fetare dhe akademike. Ndërkaq, Dekani falënderoi Myftiun për vizitën dhe uratën. Biseda u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku në fokus ishte këmbimi i ideve dhe vizionit për të ardhmen e fakultetit, si dhe nxjerrja e kuadrove fetarë dhe intelektualë.
Në pritje të delegacionit të Myftinisë ishin: […]
🎓 Mbrojtja e Temave të Diplomimit – 20 dhe 21 Janar 2025 🎓
Administrator2025-01-23T09:02:49+00:00Më 20 dhe 21 Janar 2025, studentë të Fakultetit tonë mbrojtën me sukses temat e diplomimit, duke përmbyllur një etapë të rëndësishme në karrierën e tyre akademike. Ky është një moment i veçantë për ta dhe një tjetër tregues i përkushtimit dhe punës së palodhur që ata kanë bërë gjatë gjithë studimeve të tyre.
Urime të përzemërta për:
* Ramadan Sulejmanovski
* Miterem Ashimi
* Beqir Alievski
* Muhamed Dauti
* Alma Sali
Jemi krenarë për ju dhe suksesi juaj është inspirim për të gjithë!🌱📚
#Diplomimi #MbrojtjaETemave #StudentëtNëRritje #Suksese


[…]
Vazhdojn renovimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup
Administrator2025-01-21T22:38:13+00:00Renovimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup po vazhdojnë me ritme të shpejta dhe po i japin këtij institucioni një pamje të re dhe më funksionale. Duke pasur parasysh nevojën për përmirësim të kushteve për studentët dhe stafin, është nisur një proces rinovimi gjithëpërfshirës, i cili do të ndikojë pozitivisht në çdo aspekt të jetës akademike dhe administrative.
Aktualisht, po realizohet lyerja e kabineteve, një hap kyç për t’u ofruar ambienteve një pamje më të freskët dhe më të ngrohtë. Kjo do të krijojë një atmosferë më të këndshme dhe frymëzuese për mësimdhënie dhe studim. Po ashtu, janë duke u vendosur […]
Reis ul Ulema H. hfz. Shaqir ef Fetahi dhe anëtarë të Riasetit vizituan Fakultetin e Shkencave Islame
Administrator2025-01-21T22:25:16+00:00Sot, më 20.01.2025, Reis ul Ulema H. hfz. Shaqir ef Fetahi, së bashku me anëtarët e Riasetit, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar stafin akademik për zgjedhjen e Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi si dekan të këtij Fakulteti.
Reisi theksoi se ky urim është një shenjë e vlerësimit për angazhimin dhe vendosmërinë e stafit akademik në përzgjedhjen e një udhëheqësi të denjë, si dhe një inkurajim për të vazhduar punën e shkëlqyer në zhvillimin e arsimit dhe dijes islame. Vizita ishte një shprehje nderimi dhe mbështetjeje për personin që është zgjedhur në një pozicion të rëndësishëm akademik, siç është ai i […]
Profesorë të SH.M.T.K “Gostivar” vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Administrator2025-01-16T18:27:12+00:00Sot, më 16.01.2025, profesorët e Shkollës së Mesme Teknike Komunale “Gostivar”, prof. Ibrahim Asani dhe prof. Sabit Aliu, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup për ta uruar dekanin për detyrën e re, duke shprehur respekt dhe mbështetje për udhëheqësin e ri të Fakultetit.
Delegacionin e priti dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, prof. Dr. Jusuf Mustafai, si dhe Sekretari Naim Misimi.
Nga ana e tij, dekani falënderoi profesorët për vizitën e tyre dhe për urimet e sinqerta për detyrën e besuar. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore dhe shprehu gatishmërinë për të krijuar mundësi për zhvillim të përbashkët, si […]
Imamët e fshatit Forinë – Gostivar vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Administrator2025-01-16T18:27:44+00:00Sot, më 16.01.2025, imamët e fshatit Forinë vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup për ta uruar dekanin, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, për detyrën e re, duke shprehur respektin dhe mbështetje për udhëheqësin e ri të Fakultetit.
Nga ana tjetër, dekani falënderoi imamët për vizitën dhe u lut që Allahu t’i shpërblejë për vizitën dhe angazhimin e tyre në përhapjen e vlerave islame.
Delegacionin e priti Sekretari i Fakultetit të Shkencave Islame, Neim Misimi, dhe profesori Sulejman Idrizi.
Në fund, imamët falënderojnë dekanin për mikpritjen dhe shprehin dëshirën për të bashkëpunuar më ngushtë me Fakultetin dhe për të kontribuar në kultivimin e vlerave islame […]
Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup mbajti mbledhjen e fundit të vitit 2024
Administrator2025-01-06T19:15:07+00:00Sot, më 30.12.2024, Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup mbajti mbledhjen e tij të 62-të të rregullt, të cilën e […]