Më 26 shkurt 2025, dekan i Fakulteti të Shkencave Islame Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi priti drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare, znj. Olivera Trajkovska, e shoqëruar nga zyrtari administrativ Besim Memedi.
Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, drejtoresha Trajkovska uroi Dekanin për zgjedhjen e tij dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjatë takimit, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi që synon thellimin e marrëdhënieve ndër-institucionale dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim kontribuimin në ndërtimin e paqes dhe bashkëjetesës.
Pjesë e vizitës ishte edhe njohja me ambientet e Fakultetit, ku drejtoresha vizitoi bibliotekën, amfiteatrin dhe sallat e ligjëratave.
Në fjalën e tij, Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi falënderoi drejtoreshën Trajkovska për vizitën dhe shprehu angazhimin për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e përbashkëta.