Maturantet e medresesë së vajzave të Tetovës vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

2025-02-04T22:44:49+00:00

Sot, më 04.02.2025, Drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam Islami, Koordinator i Medresesë së Vajzave në Tetovë, Dr. Beqir Memeti, së bashku me profesoreshat dhe maturantet, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi si dekan të ri.

Delegacioni fillimisht i uroi stafin akademik për zgjedhjen e Dekanit, duke shprehur vlerësimin për mundësitë që ky institucion ofron për zhvillimin e arsimit islam, duke pasur parasysh që delegacioni i pranishëm është kuadër i dalë nga kjo vatër shkencore. Njëherit, vizita dhe uratat tregojnë mbështetje të pakushtëzuar për drejtuesin e ri të Fakultetit, duke dhënë mesazhin se […]

Maturantet e medresesë së vajzave të Tetovës vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup2025-02-04T22:44:49+00:00

Myftiu i Gostivarit dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame

2025-01-30T22:02:59+00:00

Ishte një nder dhe kënaqësi për ne që sot, më 30.01.2025, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, me bashkëpunëtorët e tij, si dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave në Gostivar, Prof. Afrim Alija, i shoqëruar nga profesorë dhe profesoreshë, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi si Dekan të ri.

Myftiu fillimisht uroi stafin akademik për zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit si Dekan të Fakultetit të Shkencave Islame, duke ofruar mbështetje të pakufizuar për zhvillimin e Fakultetit dhe për forcimin e lidhjeve mes autoriteteve fetare dhe atyre edukative.

Nga ana e tij, […]

Myftiu i Gostivarit dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame2025-01-30T22:02:59+00:00

Drejtori i Rijasetit viziton Fakultetin e Shkencave Islame

2025-01-30T21:45:39+00:00

Sot, më 30.01.2025, Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi Drejtori i Sektorit për Botën Arabe, Ismet ef. Ademi, për të uruar zgjedhjen e Dekanit të ri.

Vizita e Drejtorit të Rijasetit në Fakultet për të uruar Dekanin e ri ishte një moment i rëndësishëm, që tregon mbështetje dhe respekt për udhëheqjen e re të Fakultetit. Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi falënderoi Drejtorin Ismet ef. Ademi për vizitën dhe për urimin në zgjedhjen e tij si Dekan. Ky falënderim thekson vlerësimin e tij për mbështetjen dhe angazhimin e Drejtorit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve fetare dhe arsimore.

Vizita dhe urimi nga […]

Drejtori i Rijasetit viziton Fakultetin e Shkencave Islame2025-01-30T21:45:39+00:00

Vizitë urimi nga Drejtori dhe Stafi i Medresesë “Isa Beu” për Dekanin e Ri të Fakultetit të Shkencave Islame

2025-01-28T19:30:21+00:00

Më 28 janar 2025, Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë Drejtorin e Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam Islamin, së bashku me delegacionin e nderuar të profesorëve të këtij institucioni të shquar.

Delegacioni u prit ngrohtësisht nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prodekanin Prof. Dr. Ziber Lata, Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Prof. Sulejman Idrizi, Sekretari Mr. Neim Misimi dhe Z. Nesip Demiri.

Gjatë vizitës, delegacioni përcolli urimet më të përzemërta për Dekanin e ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy institucioneve në shërbim të edukimit dhe formimit profesional të brezave të […]

Vizitë urimi nga Drejtori dhe Stafi i Medresesë “Isa Beu” për Dekanin e Ri të Fakultetit të Shkencave Islame2025-01-28T19:30:21+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame uron besimtarët për Natën e Isras dhe Miraxhit

2025-01-26T21:11:47+00:00
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup uron besimtarët për Natën e Isras dhe Miraxhit, një ngjarje të shenjtë dhe të rëndësishme në kalendarin islam. Në këtë natë, besimtarët në mbarë botën përkujtojnë udhëtimin e Profetit Muhamed (a.s) nga Meka në Jeruzalem dhe ngjitjen e tij në qiell, një ngjarje që simbolizon ndihmën e Allahut dhe shpirtin e devotshmërisë dhe besimit të pakufishëm. Fakulteti inkurajon të gjithë besimtarët që këtë natë të shenjtë ta shfrytëzojnë si mundësi për […]
Fakulteti i Shkencave Islame uron besimtarët për Natën e Isras dhe Miraxhit2025-01-26T21:11:47+00:00

Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili

2025-01-23T18:24:06+00:00

Sot, më datë 23.01.2025, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili me bashkëpunëtorë të tij vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit si dekan të fakultetit.

Myftiu shprehu urime të sinqerta për zgjedhjen e dekanit dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Fakultetit në edukimin dhe formimin e kuadrove fetare dhe akademike. Ndërkaq, Dekani falënderoi Myftiun për vizitën dhe uratën. Biseda u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku në fokus ishte këmbimi i ideve dhe vizionit për të ardhmen e fakultetit, si dhe nxjerrja e kuadrove fetarë dhe intelektualë.

Në pritje të delegacionit të Myftinisë ishin: […]

Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili2025-01-23T18:24:06+00:00

🎓 Mbrojtja e Temave të Diplomimit – 20 dhe 21 Janar 2025 🎓

2025-01-23T09:02:49+00:00

Më 20 dhe 21 Janar 2025, studentë të Fakultetit tonë mbrojtën me sukses temat e diplomimit, duke përmbyllur një etapë të rëndësishme në karrierën e tyre akademike. Ky është një moment i veçantë për ta dhe një tjetër tregues i përkushtimit dhe punës së palodhur që ata kanë bërë gjatë gjithë studimeve të tyre.
Urime të përzemërta për:
* Ramadan Sulejmanovski
* Miterem Ashimi
* Beqir Alievski
* Muhamed Dauti
* Alma Sali

Jemi krenarë për ju dhe suksesi juaj është inspirim për të gjithë!🌱📚
#Diplomimi #MbrojtjaETemave #StudentëtNëRritje #Suksese

 

[…]

🎓 Mbrojtja e Temave të Diplomimit – 20 dhe 21 Janar 2025 🎓2025-01-23T09:02:49+00:00

Vazhdojn renovimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

2025-01-21T22:38:13+00:00

Renovimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup po vazhdojnë me ritme të shpejta dhe po i japin këtij institucioni një pamje të re dhe më funksionale. Duke pasur parasysh nevojën për përmirësim të kushteve për studentët dhe stafin, është nisur një proces rinovimi gjithëpërfshirës, i cili do të ndikojë pozitivisht në çdo aspekt të jetës akademike dhe administrative.

Aktualisht, po realizohet lyerja e kabineteve, një hap kyç për t’u ofruar ambienteve një pamje më të freskët dhe më të ngrohtë. Kjo do të krijojë një atmosferë më të këndshme dhe frymëzuese për mësimdhënie dhe studim. Po ashtu, janë duke u vendosur […]

Vazhdojn renovimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup2025-01-21T22:38:13+00:00

Reis ul Ulema H. hfz. Shaqir ef Fetahi dhe anëtarë të Riasetit vizituan Fakultetin e Shkencave Islame

2025-01-21T22:25:16+00:00

Sot, më 20.01.2025, Reis ul Ulema H. hfz. Shaqir ef Fetahi, së bashku me anëtarët e Riasetit, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar stafin akademik për zgjedhjen e Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi si dekan të këtij Fakulteti.

Reisi theksoi se ky urim është një shenjë e vlerësimit për angazhimin dhe vendosmërinë e stafit akademik në përzgjedhjen e një udhëheqësi të denjë, si dhe një inkurajim për të vazhduar punën e shkëlqyer në zhvillimin e arsimit dhe dijes islame. Vizita ishte një shprehje nderimi dhe mbështetjeje për personin që është zgjedhur në një pozicion të rëndësishëm akademik, siç është ai i […]

Reis ul Ulema H. hfz. Shaqir ef Fetahi dhe anëtarë të Riasetit vizituan Fakultetin e Shkencave Islame2025-01-21T22:25:16+00:00
Go to Top