Më 11 mars 2025, Kuvendi Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame organizoi iftar të përbashkët me Kuvendin Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, duke ofruar një mundësi për reflektim dhe bashkëndarje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky aktivitet theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe forcimit të lidhjeve mes studentëve. Iftari shërbeu si një mundësi për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.
Kuvendi Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe u dëshiron çdo të mirë në këtë muaj të shenjtë.