Më 12 shkurt 2025, Fakulteti i Shkencave Islame i Shkupit mori pjesë në Forumin Nacional “Religjioni dhe Sfidat Online”, të organizuar nga Horizon Civitas dhe Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupi Religjioz (KMBFRG). Ky forum shërbeu si një platformë për të diskutuar ndikimet e teknologjisë dhe internetit në fenë dhe praktikat fetare, si dhe sfidat që paraqiten për besimtarët në botën digjitale.
Nga Fakulteti i Shkencave Islame, pjesëmarrës ishin Prof. Dr. Hasan Xhillo, Kryetari i Kuvendit Studentor, Ismail Ismaili, dhe studentja Besa Selami, të cilët kontribuan me mendimet dhe përvojat e tyre. Aktiviteti theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit fetar dhe kulturor në kohët moderne të teknologjisë dhe lidhjeve online.