Të nderuar kolegë, studentë dhe besimtarë,

Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, festës që shpërblen agjërimin dhe përkushtimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të ju uroj një festë të begatë plot paqe dhe harmoni.
Ky është një moment i rëndësishëm për çdo besimtar, një mundësi për t’u falënderuar dhe për të rritur shpirtin e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet nesh.
Fitër Bajrami është një simbol i festës pas sakrificave dhe mundimeve që kaluam gjatë muajit të Ramazanit. Ky është një moment i veçantë, ku lutjet tona janë më të fuqishme dhe zemrat tona janë të mbushura me gëzim, mirënjohje dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Në emër të Fakultetit të Shkencave Islame, ju uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, begati dhe harmoni në jetët tuaja dhe të afërmve tuaj.
Lutem që ky Bajram të na udhëzojë në rrugën e dashurisë, respektit dhe unitetit.

Gezuar Fiter Bajramin!

Me respekt,
Prof.Dr Abdulxhemil Nesimi
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup