Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar në Kütahya të Turqisë
Administrator2026-05-21T15:46:41+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Doc. Dr. Mumin Omerov dhe sekretari Mr. Neim Misimi, po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar me temë “Dimensionet fetare, historike, kulturore dhe shoqërore të festave”, i organizuar nga Universiteti Dumlupınar, Fakulteti i Ilahijatit në Kütahya të Turqisë.
Ky aktivitet shkencor ndërkombëtar mbledh studiues, profesorë dhe hulumtues nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të trajtimit akademik të rolit dhe rëndësisë së festave në aspektin fetar, historik, kulturor dhe shoqëror, si dhe ndikimit të tyre në ruajtjen e identitetit dhe traditës në shoqëritë bashkëkohore.
[…]