About Administrator
This author has not yet filled in any details.So far Administrator has created 343 blog entries.
U mbajt manifestimi solemn për ndarjen e titullit „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë H. Hafiz Shaqir ef. Fetai
Administrator2026-06-27T19:41:05+00:00Dekani i Fakultetit te Shkencave Islame mori pjesë në solemnitetin kushtuar 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame” në Prishtinë
Administrator2026-06-24T16:11:48+00:00Dekani i Fakultetit, Prof dr Abdulxhemil Nesimi i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, mori pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame”, që u mbajt në Prishtinë.
Delegacioni u prit nga Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z Naim Ternava së bashku me stafin e tij, si dhe nga Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame.
Në këtë ngjarje solemne, fjalë përshëndetëse mbajti H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili vlerësoi rolin dhe rëndësinë e revistës “Dituria Islame” gjatë katër dekadave të veprimtarisë së saj. Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo revistë ka trajtuar me përkushtim […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave për maturantët e Medresesë
Administrator2026-06-23T14:20:28+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me profesorët e Fakultetit, mori pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave për gjeneratën e re të maturantëve të Medresesë.
Fjalën e rastit e mbajti Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, i cili i përgëzoi maturantët për përfundimin me sukses të shkollimit të tyre në Medrese dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë rrugën e dijes, përkushtimit dhe shërbimit ndaj fesë, atdheut dhe shoqërisë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme arsimore dhe fetare, diplomat u ndanë nga Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, Dekani i […]
Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 73-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor
Administrator2026-06-23T05:58:43+00:00Vizitë Zyrtare e Delegacionit nga Kırklareli University në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Administrator2026-06-20T07:15:51+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prodekani Prof. Dr. Ziber Lata dhe stafi akademik i fakultetit, priti në një vizitë zyrtare delegacionin e Kırklareli University.
Delegacioni udhëhiqej nga Dekani i Fakultetit të Teologjisë, Prof. Dr. Abdusselam Arı, i shoqëruar nga profesorë të këtij fakulteti, si dhe nga Drejtori i Qendrës për Studime Ballkanike, Assoc. Prof. Dr. Feim Gashi.
Gjatë takimit u zhvilluan diskutime mbi çështje me interes të përbashkët akademik dhe shkencor, me theks të veçantë në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit […]
Urime Viti i Ri Hixhri 1448
Administrator2026-06-15T19:38:26+00:00Fakulteti i Shkencave Islame dhe Fakulteti i Sheriatit i Universitetit të Jordanisë nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit Akademik
Administrator2026-06-09T14:07:33+00:00Sot, më 09.06.2026, u zhvillua një takim online ndërmjet Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe Dekanit të Fakultetit të Sheriatit të Universitetit të Jordanisë, Prof. Dr. AbdulHamid Al-Kilani. Takimi u realizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy fakulteteve dhe u kurorëzua me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Akademik.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe shkencore, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, organizimin e konferencave, simpoziumeve dhe aktiviteteve të tjera shkencore, si dhe publikimin e punimeve kërkimore në revistat dhe botimet universitare të të dy institucioneve.
Në takim morën […]
Fakulteti i Shkencave Islame priti delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Administrator2026-06-05T10:07:06+00:00Sot, më 04.06.2026, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, Dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, sekretari Neim Misimi dhe stafi administrativ, priti një mysafir të veçantë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Shejh Salim Ahmed Muhamed Al Kasimi, së bashku me delegacionin e tij.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë miqësore dhe konstruktive, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të përvojave dhe promovimit të vlerave të arsimit, dijes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Mysafirët u njohën nga afër me veprimtarinë akademike, arsimore dhe shkencore të Fakultetit, si dhe me projektet dhe vizionin e tij për […]