Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu u nderua me dekoratë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore
Administrator2026-06-02T20:15:35+00:00Në kuadër të ceremonisë solemne të organizuar me rastin e shënimit të 20-vjetorit të OEMVP – Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, u nderua me dekoratë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në promovimin e vlerave të dialogut, harmonisë shoqërore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Ky vlerësim përbën një dëshmi të respektit institucional ndaj rolit dhe angazhimit të tij në afirmimin e vlerave universale, forcimin e kohezionit shoqëror dhe kultivimin e kulturës së mirëkuptimit e bashkëpunimit në vend. Në këtë ceremoni solemne mori pjesë edhe Dekani i […]