About Administrator
This author has not yet filled in any details.So far Administrator has created 343 blog entries.
Fakulteti i Shkencave Islame zhvilloi mbledhjen e 75-të të rregullt
Administrator2026-09-07T21:58:37+00:00Sot, më 07.09.2026, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup zhvilloi mbledhjen e 75-të të rregullt, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Për shkak të agjendës së ngjeshur, në mbledhje nuk pati mundësi të marrë pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, ndërsa në emër të tij mori pjesë Shefi i Kabinetit, Doc. Dr. Abdulkerim Iseni.
Mbledhja u përqendrua në çështje me rëndësi për avancimin e veprimtarisë akademike dhe mësimore-shkencore, si dhe në përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik 2026/2027.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit të mbledhjes së 74-të, […]
URIME MEVLUDI – DITËLINDJA E PEJGAMBERIT MUHAMED (A.S)
Administrator2026-08-24T16:12:37+00:00Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 74-të të rregullt
Administrator2026-07-24T22:49:42+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame pret profesorin e tij të nderuar, Prof. Shafi Osmani
Administrator2026-07-24T22:51:18+00:00Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Honoris Causa
Administrator2026-07-17T21:41:37+00:00Një delegacion i Fakultetit të Shkencave Islame, i udhëhequr nga Dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, zhvilloi një vizitë zyrtare te Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, me rastin e urimit për marrjen e titullit akademik Doctor Honoris Causa, akorduar nga Fakulteti i Shkencave Islame.
Me këtë rast, Dekani Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi përcolli urimet më të përzemërta në emër të Fakultetit, duke theksuar se ky titull përfaqëson një vlerësim të lartë institucional për kontributin e jashtëzakonshëm të Reis-ul-Ulemas në afirmimin e vlerave islame, zhvillimin e arsimit fetar dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame. […]
Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit
Administrator2026-07-02T17:53:28+00:00Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë për vizitë nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit, të shoqëruar nga edukatorët e tyre.
Gjatë vizitës, nxënësit u pritën nga prodekani i Fakultetit, prof. Ziber Lata, sekretari Neim Misimi, si dhe nga stafi administrativ i Fakultetit, të cilët i njohën më nga afër me ambientet, organizimin dhe veprimtarinë akademike e shkencore të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për t’i afruar të rinjtë me institucionet e arsimit të lartë islam dhe për t’i […]