Delegacioni i BFI-së mori pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të Reisul-Ulemasë së Bosnjë-Hercegovinës
Administrator2026-11-16T22:33:58+00:00Më datë 15.11.2026, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, Drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, si dhe përfaqësues të Rijasetit të BFI-së, mori pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të Reisul-Ulemasë së Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, Prof. Dr. Nexhat ef. Grabus.
Kjo ceremoni e rëndësishme institucionale dhe fetare shënoi një moment të veçantë në jetën e Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke dëshmuar vazhdimësinë e traditës së saj […]