Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame pret profesorin e tij të nderuar, Prof. Shafi Osmani
Administrator2026-07-24T22:51:18+00:00Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Honoris Causa
Administrator2026-07-17T21:41:37+00:00Një delegacion i Fakultetit të Shkencave Islame, i udhëhequr nga Dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, zhvilloi një vizitë zyrtare te Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, me rastin e urimit për marrjen e titullit akademik Doctor Honoris Causa, akorduar nga Fakulteti i Shkencave Islame.
Me këtë rast, Dekani Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi përcolli urimet më të përzemërta në emër të Fakultetit, duke theksuar se ky titull përfaqëson një vlerësim të lartë institucional për kontributin e jashtëzakonshëm të Reis-ul-Ulemas në afirmimin e vlerave islame, zhvillimin e arsimit fetar dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame. […]
Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit
Administrator2026-07-02T17:53:28+00:00Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë për vizitë nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit, të shoqëruar nga edukatorët e tyre.
Gjatë vizitës, nxënësit u pritën nga prodekani i Fakultetit, prof. Ziber Lata, sekretari Neim Misimi, si dhe nga stafi administrativ i Fakultetit, të cilët i njohën më nga afër me ambientet, organizimin dhe veprimtarinë akademike e shkencore të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për t’i afruar të rinjtë me institucionet e arsimit të lartë islam dhe për t’i […]
Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u përmbyll me sukses
Administrator2026-07-01T20:37:43+00:00U mbajt manifestimi solemn për ndarjen e titullit „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë H. Hafiz Shaqir ef. Fetai
Administrator2026-06-27T19:41:05+00:00Dekani i Fakultetit te Shkencave Islame mori pjesë në solemnitetin kushtuar 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame” në Prishtinë
Administrator2026-06-24T16:11:48+00:00Dekani i Fakultetit, Prof dr Abdulxhemil Nesimi i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, mori pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame”, që u mbajt në Prishtinë.
Delegacioni u prit nga Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z Naim Ternava së bashku me stafin e tij, si dhe nga Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame.
Në këtë ngjarje solemne, fjalë përshëndetëse mbajti H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili vlerësoi rolin dhe rëndësinë e revistës “Dituria Islame” gjatë katër dekadave të veprimtarisë së saj. Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo revistë ka trajtuar me përkushtim […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave për maturantët e Medresesë
Administrator2026-06-23T14:20:28+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me profesorët e Fakultetit, mori pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave për gjeneratën e re të maturantëve të Medresesë.
Fjalën e rastit e mbajti Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, i cili i përgëzoi maturantët për përfundimin me sukses të shkollimit të tyre në Medrese dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë rrugën e dijes, përkushtimit dhe shërbimit ndaj fesë, atdheut dhe shoqërisë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme arsimore dhe fetare, diplomat u ndanë nga Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, Dekani i […]
Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 73-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor
Administrator2026-06-23T05:58:43+00:00Vizitë Zyrtare e Delegacionit nga Kırklareli University në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Administrator2026-06-20T07:15:51+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prodekani Prof. Dr. Ziber Lata dhe stafi akademik i fakultetit, priti në një vizitë zyrtare delegacionin e Kırklareli University.
Delegacioni udhëhiqej nga Dekani i Fakultetit të Teologjisë, Prof. Dr. Abdusselam Arı, i shoqëruar nga profesorë të këtij fakulteti, si dhe nga Drejtori i Qendrës për Studime Ballkanike, Assoc. Prof. Dr. Feim Gashi.
Gjatë takimit u zhvilluan diskutime mbi çështje me interes të përbashkët akademik dhe shkencor, me theks të veçantë në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit […]