Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 76-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor, të udhëhequr nga Dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. hfz. Shaqir ef. Fetai, prania e të cilit i dha një dimension të veçantë institucional dhe akademik fillimit të vitit të ri akademik 2026/2027.

Në fjalën e tij, Dekani shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë vitit akademik të kaluar, duke vlerësuar angazhimin e të gjithë faktorëve që kontribuuan në realizimin e veprimtarisë akademike dhe institucionale të Fakultetit.

Me këtë rast, Dekani i uroi Reisul Ulemasë, stafit akademik dhe administrativ, si dhe studentëve, një vit të ri akademik të suksesshëm, me rezultate të reja në arsim, shkencë dhe zhvillimin institucional të Fakultetit.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u miratuan çështje me rëndësi për funksionimin dhe veprimtarinë e Fakultetit, me theks të veçantë në organizimin dhe realizimin e detyrimeve akademike për vitin 2026/2027.

Në përfundim, u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit institucional dhe akademik, si dhe e angazhimit të përbashkët për ngritjen e mëtejshme të cilësisë së arsimit dhe shkencës në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup.