Mbrohet me sukses tema e diplomës mbi kontributin e grave në periudhën e hershme të Islamit

2026-09-15T16:46:43+00:00

Më 15 shtator 2026, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, u zhvillua me sukses mbrojtja publike e temës së diplomës me titull “Kontributi i grave në periudhën e hershme të Islamit”, të përgatitur dhe mbrojtur nga kandidatja Fatime Zeynuli.

Punimi trajton një temë me rëndësi të veçantë në kuadër të studimeve islame dhe historisë së qytetërimit islam, duke vënë në pah rolin dhe kontributin e grave në periudhën e hershme të Islamit. Në kuadër të punimit janë analizuar kontributet e grave në jetën fetare, arsimore, shoqërore dhe familjare, si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin dhe formësimin e shoqërisë […]

Mbrohet me sukses tema e diplomës mbi kontributin e grave në periudhën e hershme të Islamit2026-09-15T16:46:43+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame zhvilloi mbledhjen e 75-të të rregullt

2026-09-07T21:58:37+00:00

Sot, më 07.09.2026, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup zhvilloi mbledhjen e 75-të të rregullt, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Për shkak të agjendës së ngjeshur, në mbledhje nuk pati mundësi të marrë pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, ndërsa në emër të tij mori pjesë Shefi i Kabinetit, Doc. Dr. Abdulkerim Iseni.

Mbledhja u përqendrua në çështje me rëndësi për avancimin e veprimtarisë akademike dhe mësimore-shkencore, si dhe në përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik 2026/2027.

Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit të mbledhjes së 74-të, […]

Fakulteti i Shkencave Islame zhvilloi mbledhjen e 75-të të rregullt2026-09-07T21:58:37+00:00

URIME MEVLUDI – DITËLINDJA E PEJGAMBERIT MUHAMED (A.S)

2026-08-24T16:12:37+00:00
Në këtë ditë të bekuar, kur kujtojmë lindjen e më të dashurit të Allahut, Pejgamberit Muhamed (a.s) , le të rikujtojmë mesazhin e tij të përjetshëm: besimin, mëshirën, drejtësinë, paqen dhe dashurinë për njerëzit.
Jeta dhe vepra e tij mbeten dritë dhe udhërrëfim për zemrat tona, duke na mësuar të falim, të ndihmojmë, të respektojmë dhe të bëjmë mirë.
Allahu na forcoftë besimin, na mbushtë zemrat me mirësi e mëshirë dhe na mundësoftë të ecim gjithmonë në rrugën e drejtë, duke ndjekur shembullin e Pejgamberit tonë të dashur […]
URIME MEVLUDI – DITËLINDJA E PEJGAMBERIT MUHAMED (A.S)2026-08-24T16:12:37+00:00

Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 74-të të rregullt

2026-07-24T22:49:42+00:00
Sot, më 24.07.2026, Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e tij të 74-të të rregullt, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.
Mbledhjen e nderoi me praninë e tij  Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hafiz Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, z. Irsal ef. Jakupi.
Me këtë rast, Reis-ul-Ulema përshëndeti anëtarët e Këshillit, duke vlerësuar angazhimin e Fakultetit në avancimin e arsimit të lartë islam dhe duke shprehur mbështetjen e […]
Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 74-të të rregullt2026-07-24T22:49:42+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame pret profesorin e tij të nderuar, Prof. Shafi Osmani

2026-07-24T22:51:18+00:00
Sot, me 20.07.2026 Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij profesorin e pensionuar Prof. Shafi Osmani, një personalitet i respektuar i arsimit dhe edukimit, i cili ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në formimin e shumë brezave.
Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, e priti profesorin e tij me respekt dhe mirënjohje të veçantë, duke e vlerësuar si një edukator të përkushtuar, nga i cili ka përfituar jo vetëm dije, por edhe vlera të larta njerëzore e profesionale.
Në shenjë […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame pret profesorin e tij të nderuar, Prof. Shafi Osmani2026-07-24T22:51:18+00:00

Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Honoris Causa

2026-07-17T21:41:37+00:00

Një delegacion i Fakultetit të Shkencave Islame, i udhëhequr nga Dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, zhvilloi një vizitë zyrtare te Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, me rastin e urimit për marrjen e titullit akademik Doctor Honoris Causa, akorduar nga Fakulteti i Shkencave Islame.
Me këtë rast, Dekani Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi përcolli urimet më të përzemërta në emër të Fakultetit, duke theksuar se ky titull përfaqëson një vlerësim të lartë institucional për kontributin e jashtëzakonshëm të Reis-ul-Ulemas në afirmimin e vlerave islame, zhvillimin e arsimit fetar dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame. […]

Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Honoris Causa2026-07-17T21:41:37+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit

2026-07-02T17:53:28+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë për vizitë nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit, të shoqëruar nga edukatorët e tyre.

Gjatë vizitës, nxënësit u pritën nga prodekani i Fakultetit, prof. Ziber Lata, sekretari Neim Misimi, si dhe nga stafi administrativ i Fakultetit, të cilët i njohën më nga afër me ambientet, organizimin dhe veprimtarinë akademike e shkencore të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për t’i afruar të rinjtë me institucionet e arsimit të lartë islam dhe për t’i […]

Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit2026-07-02T17:53:28+00:00

Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u përmbyll me sukses

2026-07-01T20:37:43+00:00
Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u Përmbyll me Sukses
Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf”, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë, u përmbyll me sukses gjatë periudhës 21–27 qershor.
Në këtë program morën pjesë gjithsej 16 studentë, ndërsa nga Fakulteti i Shkencave Islame u përfshinë 7 studentë së bashku me dy pedagogët tanë, Dr. Furkan Shaban dhe prof. Vildan Kaloshi, të cilët morën pjesë në […]
Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u përmbyll me sukses2026-07-01T20:37:43+00:00

U mbajt manifestimi solemn për ndarjen e titullit „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë H. Hafiz Shaqir ef. Fetai

2026-06-27T19:41:05+00:00
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, më 26 qershor 2026, organizoi manifestimin solemn për ndarjen e titullit më të lartë akademik „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hafiz Shaqir ef. Fetai. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, akademike dhe fetare, drejtuesve të institucioneve arsimore, profesorëve universitarë, imamëve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë nga vendi dhe rajoni, të cilët me praninë e tyre i dhanë një dimension të veçantë kësaj ngjarjeje të rëndësishme akademike dhe institucionale.
Në fjalën […]
U mbajt manifestimi solemn për ndarjen e titullit „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë H. Hafiz Shaqir ef. Fetai2026-06-27T19:41:05+00:00

Dekani i Fakultetit te Shkencave Islame mori pjesë në solemnitetin kushtuar 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame” në Prishtinë

2026-06-24T16:11:48+00:00

Dekani i Fakultetit, Prof dr Abdulxhemil Nesimi i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, mori pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame”, që u mbajt në Prishtinë.

Delegacioni u prit nga Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z Naim Ternava së bashku me stafin e tij, si dhe nga Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame.
Në këtë ngjarje solemne, fjalë përshëndetëse mbajti H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili vlerësoi rolin dhe rëndësinë e revistës “Dituria Islame” gjatë katër dekadave të veprimtarisë së saj. Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo revistë ka trajtuar me përkushtim […]

Dekani i Fakultetit te Shkencave Islame mori pjesë në solemnitetin kushtuar 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame” në Prishtinë2026-06-24T16:11:48+00:00
Go to Top