Në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup u zhvillua provimi pranues për kandidatët që synojnë të vazhdojnë studimet në ciklin e dytë – Master, për vitin akademik 2026/2027.

Procesi u zhvillua në një atmosferë akademike dhe institucionale, me pjesëmarrjen e kandidatëve dhe Komisionit për Pranimin e Studentëve në Ciklin e Dytë. Gjatë provimit u vlerësuan përgatitja akademike, njohuritë paraprake, motivimi dhe gatishmëria e kandidatëve për të vijuar studimet e avancuara në fushën e shkencave islame.

Pranimi i një gjenerate të re studentësh në ciklin e dytë përbën një etapë të rëndësishme në misionin akademik të FSHI-Shkup, duke dëshmuar vazhdimësinë e përkushtimit të Fakultetit ndaj ngritjes së cilësisë akademike, përgatitjes së kuadrove të specializuara dhe zhvillimit të mëtejshëm të studimeve islame në nivel të avancuar.

FSHI-Shkup u uron të gjithë kandidatëve shumë sukses dhe një rrugëtim të mbarë në këtë etapë të re të formimit të tyre akademik.