About Administrator

This author has not yet filled in any details.
So far Administrator has created 343 blog entries.

Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu u nderua me dekoratë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore

2026-06-02T20:15:35+00:00

Në kuadër të ceremonisë solemne të organizuar me rastin e shënimit të 20-vjetorit të OEMVP – Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, u nderua me dekoratë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në promovimin e vlerave të dialogut, harmonisë shoqërore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Ky vlerësim përbën një dëshmi të respektit institucional ndaj rolit dhe angazhimit të tij në afirmimin e vlerave universale, forcimin e kohezionit shoqëror dhe kultivimin e kulturës së mirëkuptimit e bashkëpunimit në vend. Në këtë ceremoni solemne mori pjesë edhe Dekani i […]

Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu u nderua me dekoratë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore2026-06-02T20:15:35+00:00

Vizitë akademike në Fakultetin e Shkencave Islame në kuadër të programit Erasmus+

2026-06-01T21:15:32+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë Prof. Dr. Hasan Çoşkun, nga Universiteti Gaziosmanpaşa i Tokatit në një vizitë akademike dhe miqësore, e realizuar në kuadër të programit Erasmus+.
Profesori u prit nga prodekani Prof. Dr. Ziber Lata, Dr. Furkan Shabani dhe Mr. Vildan Kaloshi, të cilët i uruan mirëseardhje dhe zhvilluan një takim të frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe kulturor ndërmjet institucioneve.

Gjatë takimit u diskutuan tema me interes të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve akademike, shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të projekteve të përbashkëta në fushën e studimeve islame. Një vëmendje e veçantë iu […]

Vizitë akademike në Fakultetin e Shkencave Islame në kuadër të programit Erasmus+2026-06-01T21:15:32+00:00

Urime festa e Kurban Bajramit

2026-05-26T18:05:55+00:00

Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, në emër të Dekanit Prof.dr. Abdulxhemil Nesimi, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, mirësi, shëndet dhe begati në familjet tuaja.

Kjo festë e bekuar le të na afrojë më shumë me vlerat e sakrificës, solidaritetit, dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit.
Qoftë Kurban Bajrami burim i lumturisë, harmonisë dhe mëshirës për të gjithë besimtarët.

Allahu i pranoftë kurbanet, lutjet dhe veprat tuaja të mira.

Gëzuar Kurban Bajramin! Prof.dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup

Urime festa e Kurban Bajramit2026-05-26T18:05:55+00:00

SHËNOHET DITA BOTËRORE E DIVERSITETIT KULTUROR PËR DIALOG DHE ZHVILLIM

2026-05-23T05:38:29+00:00

Me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, më 20 maj 2026, në ambientet e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare (KOVZRG), u organizua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve fetare, grupeve fetare dhe të rinjve nga institucione të ndryshme.

Në këtë aktivitet, Fakulteti i Shkencave Islame u përfaqësua nga kryetari i Parlamentit Studentor, Ismail Ismaili, i shoqëruar nga studentët Ebru Ajdari dhe Rejhan Sulejman, të cilët morën pjesë aktive në diskutimet dhe aktivitetet e organizuara.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e dialogut ndërfetar, promovimin […]

SHËNOHET DITA BOTËRORE E DIVERSITETIT KULTUROR PËR DIALOG DHE ZHVILLIM2026-05-23T05:38:29+00:00

Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi vizitoi Fakultetin e Ilahijatit në Kütahya të Turqisë

2026-05-22T14:07:42+00:00

Sot, më 22.05.2026, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Doc. Dr. Mumin Omerov dhe sekretari i Fakultetit, Neim Misimi, realizoi një vizitë zyrtare në Fakultetin e Ilahijatit në Kütahya të Turqisë. Delegacioni u prit nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Ismail Gülçen, Doc. Dr. Selami Erdoğan, koordinator i programit Erasmus+, si dhe nga stafi akademik i këtij institucioni universitar.

Gjatë […]

Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi vizitoi Fakultetin e Ilahijatit në Kütahya të Turqisë2026-05-22T14:07:42+00:00

Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar në Kütahya të Turqisë

2026-05-21T15:46:41+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Doc. Dr. Mumin Omerov dhe sekretari Mr. Neim Misimi, po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar me temë “Dimensionet fetare, historike, kulturore dhe shoqërore të festave”, i organizuar nga Universiteti Dumlupınar, Fakulteti i Ilahijatit në Kütahya të Turqisë.

Ky aktivitet shkencor ndërkombëtar mbledh studiues, profesorë dhe hulumtues nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të trajtimit akademik të rolit dhe rëndësisë së festave në aspektin fetar, historik, kulturor dhe shoqëror, si dhe ndikimit të tyre në ruajtjen e identitetit dhe traditës në shoqëritë bashkëkohore.

[…]

Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar në Kütahya të Turqisë2026-05-21T15:46:41+00:00

Profesorë nga Universiteti Kilis 7 Aralık University vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në kuadër të programit Erasmus+

2026-05-19T16:45:53+00:00

Sot, më 19.05.2026, në kuadër të programit Erasmus+, Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion akademik nga Kilis 7 Aralık University, në një vizitë zyrtare me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe shkëmbimin e përvojave akademike e shkencore.

Delegacioni përbëhej nga Prof. Dr. Omer Xhide, Doc. Dr. Mehmet Su dhe Dr. Ahmed Kuraj, të cilët u pritën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike […]

Profesorë nga Universiteti Kilis 7 Aralık University vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në kuadër të programit Erasmus+2026-05-19T16:45:53+00:00

Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi kryetari i Fondacionit “Axis për Zhvillim dhe Qytetërim”

2026-05-18T19:03:34+00:00

Sot, më 18.05.2026, Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi kryetari i Fondacionit “Axis për Zhvillim dhe Qytetërim”, Rufat Sherifi, i shoqëruar nga nënkryetari i fondacionit, mr. Fevzi Musliu. Ata u pritën nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u zhvillua një takim i frytshëm me karakter institucional dhe bashkëpunues.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione rreth veprimtarisë, misionit dhe aktiviteteve të institucioneve që përfaqësojnë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe atij humanitar e shoqëror. Në fokus të bisedimeve ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me […]

Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi kryetari i Fondacionit “Axis për Zhvillim dhe Qytetërim”2026-05-18T19:03:34+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame realizoi vizitë zyrtare në Myftininë dhe Medresenë e Djemve në Shtip

2026-05-14T15:01:56+00:00

Në kuadër të angazhimeve institucionale për forcimin e bashkëpunimit me institucionet fetare dhe arsimore islame, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi një vizitë zyrtare në Myftininë e Shtipit dhe në Medresenë e Djemve në Shtip.

Delegacioni i Fakultetit u prit nga Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir Rexhepi, si dhe nga koordinatori i Medresesë, Prof. Idriz Halitov, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe bashkëpunuese. Dekani shoqërohej nga Prof. Dr. Muhamed Mustafi, Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Doc. Dr. Mumin Omerov, Ardit Sadiku, si dhe Kryetari i Parlamentit Studentor së bashku me anëtarët e kryesisë.

[…]

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame realizoi vizitë zyrtare në Myftininë dhe Medresenë e Djemve në Shtip2026-05-14T15:01:56+00:00
Go to Top