Me rastin e fillimit të Vitit të Ri Hixhri 1448, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup ua përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë.
Lusim Allahun e Madhëruar që ky vit i ri hixhri të sjellë paqe, mirësi, begati, shëndet dhe sukses në familjet tona, në shoqërinë tonë dhe në mbarë umetin islam. Le të jetë kjo një mundësi për reflektim, forcim të besimit, shtim të veprave të mira dhe përkushtim më të madh ndaj vlerave islame.
Allahu e bëftë këtë vit të ri një vit të mbushur me rahmet, bereqet dhe mbarësi për të gjithë.
Urime Viti i Ri Hixhri 1448!
Me respekt,
Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup