Sot, më 22.05.2026, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Doc. Dr. Mumin Omerov dhe sekretari i Fakultetit, Neim Misimi, realizoi një vizitë zyrtare në Fakultetin e Ilahijatit në Kütahya të Turqisë. Delegacioni u prit nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Ismail Gülçen, Doc. Dr. Selami Erdoğan, koordinator i programit Erasmus+, si dhe nga stafi akademik i këtij institucioni universitar.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe rolin e programeve ndërkombëtare në avancimin profesional dhe akademik të studentëve dhe stafit universitar. Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, theksoi përkushtimin e institucionit për forcimin e lidhjeve akademike dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe studimeve islame.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Fakultetit të Ilahijatit shprehën kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite dhe gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në kuadër të programit Erasmus+, përmes shkëmbimit të profesorëve, studentëve dhe përvojave akademike.

Në fokus të veçantë të bisedimeve ishte krijimi i mundësive të reja për projekte të përbashkëta shkencore, organizimin e aktiviteteve akademike dhe zhvillimin e partneriteteve afatgjata ndërinstitucionale, me qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit universitar dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke përfunduar me zotimin e ndërsjellë për vazhdimin e kontakteve dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.