Sot, më datë 23.01.2025, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili me bashkëpunëtorë të tij vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit si dekan të fakultetit.
Myftiu shprehu urime të sinqerta për zgjedhjen e dekanit dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Fakultetit në edukimin dhe formimin e kuadrove fetare dhe akademike. Ndërkaq, Dekani falënderoi Myftiun për vizitën dhe uratën. Biseda u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku në fokus ishte këmbimi i ideve dhe vizionit për të ardhmen e fakultetit, si dhe nxjerrja e kuadrove fetarë dhe intelektualë.
Në pritje të delegacionit të Myftinisë ishin: Prof. Dr. Asan Xhilo, Prof. Dr. Qufli Osmani, Kryetari i Kuvendit Nesip Demiri, Sekretari Neim Misimi, si dhe Prof. Sulejman Idrizi.
Në shenjë respekti, Myftiu i dhuroi Dekanit një pikturë të Myftinisë së Shkupit, e cila vlerëson punën dhe historinë e këtij institucioni. Nga ana tjetër, Dekani i dhuroi Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili veprën e tij “Studime mbi shkencat kur’anore”, për të theksuar rëndësinë e dijes dhe arsimit.
Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë, i mbushur me një frymë miqësore dhe profesionale, si mundësi për të theksuar bashkëpunimin dhe për t’u angazhuar në projekte të përbashkëta që mund të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të arsimit dhe jetës fetare.