Ishte një nder dhe kënaqësi për ne që sot, më 30.01.2025, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, me bashkëpunëtorët e tij, si dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave në Gostivar, Prof. Afrim Alija, i shoqëruar nga profesorë dhe profesoreshë, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi si Dekan të ri.

Myftiu fillimisht uroi stafin akademik për zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit si Dekan të Fakultetit të Shkencave Islame, duke ofruar mbështetje të pakufizuar për zhvillimin e Fakultetit dhe për forcimin e lidhjeve mes autoriteteve fetare dhe atyre edukative.

Nga ana e tij, Drejtori i Medresesë së Vajzave në Gostivar, Prof. Afrim Alija, së bashku me profesorët dhe profesoreshat, uruan Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimin për detyrën e re si Dekan, duke i dëshiruar shëndet dhe sukses në detyrën e besuar.

Dekani i Fakultetit, nga ana e tij, falënderoi Myftiun, anëtarët e Myftinisë, Drejtorin, profesorët dhe profesoreshat për vizitën dhe urimet në zgjedhjen e tij si Dekan. Për Dekanin, kjo vizitë është një motivim dhe inkurajim për zhvillimin e programeve akademike, mësimdhënien dhe avancimin e arsimit islam për brezat e rinj.

Në shenjë respekti, Myftiu, H. Sabahudin ef. Zendeli, i dhuroi Dekanit një pikturë të Myftinisë së Gostivarit, që vlerëson punën dhe historinë e këtij institucioni, ndërsa Drejtori, Prof. Afrim Alija, i dhuroi Dekanit një pikturë të punuar nga nxënësit e Medresesë së Vajzave në Gostivar.

Nga ana tjetër, Myftiut Sabahudin ef. Zendeli dhe Drejtorit Afrim Alija, Dekani iu dhuroi veprën e tij “Studime mbi Shkencat e Kur’anit Fisnik”.

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku të pranishmit u ndjenë të hapur dhe të respektuar.