About Administrator

This author has not yet filled in any details.
So far Administrator has created 313 blog entries.

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup uron besimtarët myslimanë Festën e Kurban Bajramit

2025-06-05T11:58:55+00:00

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Fakulteti i Shkencave Islame u uron të gjithë besimtarëve myslimanë festen e Kurban Bajramit!
Festa e Kurban Bajramit na rikujton vlerat e thella të sakrificës, përkushtimit dhe mëshirës.
Në këto ditë të bekuara, le të forcojmë besimin, solidaritetin dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Te përforcojmë lidhjet familjare dhe të qëndrojmë të bashkuar në vlera të larta fetare dhe njerëzore.
Allahu ua pranoftë kurbanët, lutjet dhe veprat e mira të gjithë besimtarëve myslimanë.

Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi çdo familje dhe mbi mbarë shoqërinë tonë.

Me respekt dhe urime të përzemërta,

Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave […]

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup uron besimtarët myslimanë Festën e Kurban Bajramit2025-06-05T11:58:55+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e rregullt me stafin akademik

2025-05-28T18:54:24+00:00

Sot, më datë 28.05.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u mbajt mbledhja e 65-të e rregullt e Këshillit të Mësimdhënësve të Shkencave Islame (KMSH), me qëllim diskutimin dhe miratimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe organizimin e brendshëm të fakultetit.

Mbledhja u hap nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili falënderoi përfaqësuesin e Reis ul-Ulemas, z. Fatih Azizi, si dhe stafin akademik për angazhimin e vazhdueshëm. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit institucional në prag të përfundimit të vitit akademik.

Në rendin e ditës u trajtuan këto pika kryesore:

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e rregullt me stafin akademik2025-05-28T18:54:24+00:00

Përcjellje e profesorëve të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup për në Haxh

2025-05-28T18:50:12+00:00

Sot, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, me nderim dhe respekt të veçantë, u bë përcjellja e dy profesorëve tanë të çmuar – Prof. Dr. Asan Xhilo dhe Prof. Dr. Naser Ramadani – të cilët nisen drejt tokave të shenjta për të kryer obligimin madhor të Haxhit.

Dekani i Fakultetit, së bashku me kolegë dhe bashkëpunëtorë u mblodhën për t’u uruar rrugë të mbarë dhe për të ndarë me ta këtë moment solemn, që simbolizon përkushtimin ndaj fesë dhe vlerave të saj të larta.

Urojmë që Allahu i Madhërishëm t’ua pranojë këtë ibadet të lartë, t’ua lehtësojë çdo hap gjatë […]

Përcjellje e profesorëve të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup për në Haxh2025-05-28T18:50:12+00:00

Blerta Bajrami mbron me sukses temën e diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame

2025-05-28T07:04:19+00:00

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se sot, më 26.05.2025, në Fakultetin e Shkencave Islame, studentja Blerta Bajrami mbrojti me sukses temën e saj të diplomës me titull:

“Metoda e shiitëve në interpretimin e Kuranit fisnik”, duke dëshmuar përkushtim, seriozitet dhe përgatitje të lartë shkencore.

Komisioni i mbrojtjes ishte në këtë përbërje:

  • Prof. dr Jusuf Mustafai, kryetar,

  • Prof. dr Hasan Xhilo, anëtar,

  • Prof. dr Abdulxhemil Nesimi mentor.

Me përkushtim akademik dhe hulumtim […]

Blerta Bajrami mbron me sukses temën e diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame2025-05-28T07:04:19+00:00

Vizitë zyrtare nga Myftiu i Shtipit dhe delegacioni i Universitetit Dyzxhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

2025-05-30T21:50:21+00:00

Sot më 22 maj 2025,  Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, priti sot në një vizitë zyrtare Myftiun e Shtipit, z. Nasir Rexhepi, si dhe një delegacion nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit Dyzxhe në Turqi.

Delegacioni nga Turqia përbëhej nga Prof. Dr. Ömer Menekşe, dekan i Fakultetit të Ilahijatit, i shoqëruar nga Doç. Dr. Faruk Görgülü, profesor i tefsirit në të njëjtin fakultet, dhe Doç. Dr. Mumin Aliu, profesor në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe akademike, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin […]

Vizitë zyrtare nga Myftiu i Shtipit dhe delegacioni i Universitetit Dyzxhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup2025-05-30T21:50:21+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame angazhon Dr. Qenan Ismailin si Ligjërues Klinik në lëndën e Komunikimit

2025-05-20T17:13:11+00:00

Sot, më 20.05.2025, në një akt zyrtar dhe domethënës për zhvillimin akademik të Fakultetit të Shkencave Islame, dekani i këtij institucioni, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, ka dorëzuar marrëveshjen për angazhimin e Dr. Qenan Ismailit si ligjërues klinik në lëndën e Komunikimit.

Ky hap nuk përfaqëson thjesht një procedurë administrative, por është pjesë e një strategjie të menduar mirë për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe përgatitjen profesionale të studentëve, veçanërisht në fushën e komunikimit ndërpersonal dhe institucional.

Përfshirja e një ligjëruesi klinik si Dr. Qenan Ismaili, i cili gëzon përvojë të pasur dhe kompetencë […]

Fakulteti i Shkencave Islame angazhon Dr. Qenan Ismailin si Ligjërues Klinik në lëndën e Komunikimit2025-05-20T17:13:11+00:00

Drejtori për Lidhje me Tokat Arabe pranë Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhuron tre smart-tabela për Fakultetin e Shkencave Islame

2025-05-14T19:58:36+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup ka kënaqësinë të njoftojë se z. Ismet ef. Ademi, Drejtor për Lidhje me Tokat Arabe pranë Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka realizuar një donacion me tre smart-tabela (tabela interaktive) në mbështetje të zhvillimit të infrastrukturës teknologjike dhe përmirësimit të procesit mësimor në këtë institucion.

Ky donacion synon të kontribuojë në:

  • Modernizimin e sallave të ligjëratave,

  • Rritjen e cilësisë së mësimdhënies,

  • Lehtësimin e përdorimit të burimeve […]

Drejtori për Lidhje me Tokat Arabe pranë Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhuron tre smart-tabela për Fakultetin e Shkencave Islame2025-05-14T19:58:36+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame u takua me Kryetarin e Qendrës Islame të Salmsah-it në Zvicër.

2025-05-08T21:20:11+00:00

Sot, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u zhvillua një takim ndërmjet Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe Kryetarit të Qendrës Islame të Samsun-it në Zvicër, z. Nehat Beqiri.
Ky takim u realizua në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame në diasporë dhe atyre në vendlindje.

Gjatë bisedës, u trajtuan disa çështje me rëndësi, si:

  • Roli i Qendrës Islame në ruajtjen e identitetit kulturor dhe fetar të shqiptarëve në Zvicër;

  • […]

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame u takua me Kryetarin e Qendrës Islame të Salmsah-it në Zvicër.2025-05-08T21:20:11+00:00

Prof. Dr. Aid Smajić ligjëroi në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

2025-05-08T20:44:48+00:00

Në kuadër të programit Erasmus+, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup ligjëroi Prof. Dr. Aid Smajić nga Universiteti i Sarajevës. Prof. Smajić është profesor i psikologjisë në Fakultetin e Studimeve Islame të Universitetit të Sarajevës dhe njëkohësisht mban detyrën e Zëvendësdekanit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite akademike, ai u prit nga dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, prodekani Prof. Dr. Ziber Lata, si dhe nga profesorët Jusuf Mustafai dhe Abdulkerim Iseni. Në takim ishte i pranishëm edhe sekretari i fakultetit, Mr. Neim Misimisi.

Ky aktivitet përfaqëson […]

Prof. Dr. Aid Smajić ligjëroi në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup2025-05-08T20:44:48+00:00
Go to Top