Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore Studentore, të organizuar nga Universiteti i Tiranës, ku prezantuan punime me interes dhe rëndësi të veçantë akademike.

🔸 Ismail Ismaili u paraqit me temën:
“Prejardhja e njeriut nga këndvështrimi islam dhe bashkëkohor jo-fetar: përputhje dhe diskrepanca”

🔸 Mervan Ejupi prezantoi punimin me temën:
“Roli i prindërve në ndërtimin e karakterit të fëmijëve”

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm në afirmimin e studentëve tanë në arenën akademike ndërkombëtare, si dhe në forcimin e kulturës së kërkimit shkencor brenda Fakultetit.

Përgëzime studentëve për angazhimin, përkushtimin dhe përfaqësimin dinjitoz të Fakultetit tonë!