About Administrator
This author has not yet filled in any details.So far Administrator has created 282 blog entries.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame në konferencë ndërkombëtare
Administrator2025-12-15T22:54:54+00:00Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore Studentore, të organizuar nga Universiteti i Tiranës, ku prezantuan punime me interes dhe rëndësi të veçantë akademike.
🔸 Ismail Ismaili u paraqit me temën:
“Prejardhja e njeriut nga këndvështrimi islam dhe bashkëkohor jo-fetar: përputhje dhe diskrepanca”
🔸 Mervan Ejupi prezantoi punimin me temën:
“Roli i prindërve në ndërtimin e karakterit të fëmijëve”
Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm në afirmimin e studentëve tanë në arenën akademike ndërkombëtare, si dhe […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në Konferencën Shkencore në Tiranë
Administrator2025-12-14T09:01:00+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “El-Ihtijar dhe roli i tij në mendimin juridik islam”, e cila u mbajt në Tiranë, me rastin e botimit të kolanës së veprës madhore “El-Ihtijaru li Ta‘lili el-Muhtar”.
Në këtë ngjarje shkencore dhe akademike morën pjesë personalitete të larta të bashkësive fetare islame nga trevat shqiptare, ndër të cilët:
-
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi,
-
Myftiu i […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame zhvilloi takim online me Rektorin e Universitetit al-Kasimije në Emiratet e Bashkuara Arabe Arabe.
Administrator2025-12-04T21:17:22+00:00Sot, më 04.12.2025, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, zhvilloi një bisedë zyrtare me Rektorin e Universitetit al-Kasimije në Emiratet e Bashkuara Arabe, Prof. Dr. Avad al-Halef.
Në fillim të takimit, Dekani përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi Rektorin e Universitetit al-Kasimije për iniciativën dhe gatishmërinë për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me Fakultetin e Shkencave Islame. Prof. Dr. Nesimi prezantoi një kronologji të shkurtër për historikun dhe zhvillimin e Fakultetit, si dhe një retrospektivë për të diplomuarit. Ai gjithashtu paraqiti aspiratën për themelimin e Institutit të Gjuhës Arabe në kuadër të Fakultetit.
Gjatë takimit […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup uron Festën e 28 Nëntorit
Administrator2025-11-29T10:33:50+00:00Fakulteti i Shkencave Islame uron me nderim dhe krenari Ditën e Alfabetit Shqiptar
Administrator2025-11-22T13:37:27+00:0022 Nëntori përbën një ditë të shenjtë për kulturën, identitetin dhe historinë tonë kombëtare. Në këtë ditë përkujtojmë vendimin e madh të mendimtarëve, studiuesve dhe patriotëve shqiptarë në Kongresin e Manastirit, të cilët vendosën themelet e alfabetit të unifikuar, duke i dhënë gjuhës shqipe një bazë të fortë për zhvillim dhe përparim.
Sot nderojmë sakrificën, mençurinë dhe vizionin e atyre që kuptuan se gjuha është dritë, është atdhe dhe është identitet. Alfabeti ynë nuk është vetëm një sistem shkrimi, por një urë që lidh brezat, një portë drejt dijes, kulturës, fesë, shkencës dhe qytetarisë.
Fakulteti i Shkencave […]
KONKURS për afatin shtesë për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Administrator2025-11-23T16:16:23+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në simpoziumin shkencor në Cyrih, Zvicër
Administrator2025-11-17T18:44:41+00:00Më 16.10.2025, një delegacion i udhëhequr nga Reis ul Ulema, me pjesëmarrjen e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, drejtorit të Medresesë dhe Drejtorit për Diasporë, mori pjesë në simpoziumin shkencor të mbajtur në Cyrih të Zvicrës, organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër.
Simpoziumi u zhvillua me temën:
“Xhamitë shqiptare në mërgatë në shërbim të kombit, fesë dhe integrimit”,
duke tubuar përfaqësues të bashkësive islame nga Shqipëria, Kosova, imamë, studiues, përfaqësues institucionalë, aktivistë komunitarë dhe drejtues të unioneve islame shqiptare nga disa vende të Evropës.
Gjatë […]