Lajmet2020-09-12T18:27:39+00:00
1601, 2025

Imamët e fshatit Forinë – Gostivar vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

Sot, më 16.01.2025, imamët e fshatit Forinë vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup për ta uruar dekanin, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, për detyrën e re, duke shprehur respektin dhe mbështetje për udhëheqësin e ri të Fakultetit. Nga ana tjetër, dekani falënderoi imamët për vizitën dhe u lut që Allahu t’i shpërblejë për vizitën dhe angazhimin e tyre në përhapjen e vlerave islame. Delegacionin e priti Sekretari i Fakultetit të [...]

3012, 2024

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup mbajti mbledhjen e fundit të vitit 2024

Sot, më 30.12.2024, Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup mbajti mbledhjen e tij të 62-të të rregullt, të cilën e kryesoi dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Mbledhja u hap me ajete kur'anore të lexuara nga studenti i fakultetit, Ismail Ismaili. Në fillim, dekani, në emër të tij dhe të stafit akademik, falënderoi për prezencën Kryetarin e BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef Fetahu, dhe e [...]

2712, 2024

Studentët e Fakultetit të shkencave Islame – Shkup Elma Ceka dhe Elmedina Osmani prezentuan para nxënësve të  SHMI “Medreseja Isa Beu” paralelja e vajzave-Tetovë

Në një aktivitet edukativo-mësimor, dy studente, Elma Ceka dhe Elmedina Osmani, para nxënësve të SHMI “Medreseja Isa Beu” paralelja e vajzave-Tetovë, prezantuan dy tema të rëndësishme që lidhen ngushtë me jetën dhe mësimet islame: "Etika dhe morali në islam" dhe "Vlerat e diturisë në islam". Etika dhe Morali në islam prezantim nga studentja Elma Ceka  e cila u referua rëndësisë së etikës dhe moralit në Islam, duke theksuar se Islami [...]

2612, 2024

DEKANI I FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAME PRITI PËR VIZITË MYFTIUN E STRUGËS, ADI EF. MURTISHI

Sot, më 26 dhjetor 2024, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, pati kënaqësinë të priste për vizitë Myftiun e nderuar të Strugës, Adi ef. Murtishin, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Në pritje të delegacionit ishin  Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Prof. Dr. Naser Ramadani dhe Dr. Taxhedin Bislimi, të cilët kontribuan në këtë takim miqësor dhe të rëndësishëm. Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil [...]

1912, 2024

Me datë 18.12.2024, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, në bashkpunim me Fakultetin e Studimevev Islame në Prishtinë realizuan programin për nder të ditës botërore të Gjuhës Arabe.

Ky manifestim u hap me lexim të Kuranit, ku më pas fjalën e mori Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Islam Hasani, si dhe profesorët e Gjuhes Arabe Dr. Sumeja Jonuzi dhe Prof. Dr. Ziber Lata ( përfaqësues nga FSHI ). Ky manifestim vazhdoi me një video e cila trajtoi historikun e përhapjes së Gjuhës Arabe në Kosovë, duke u fokusuar në kontributin e Medresesë Alauddin, Departamentit të Orientalistikës dhe Fakultetit [...]

1812, 2024

Sot, më datë 18.12. 2024 Këshilli Mësimor-Shkencore i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 61 të rregullt.

Mbledhja e parë nën udhëheqjen e Dekanit Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi u zhvillua me një qëllim të qartë dhe të rëndësishëm: diskutimi i çështjeve të ngjarjeve dhe aktiviteteve akademike dhe përgatitjet për fundin e semestrit dimëror.t Mbledhja filloi me një përshëndetje të ngrohtë nga Dekani i Fakultetit Islamik, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili u dëshiroje mirëseardhje Përfaqësuesve të Riasetit, pedagogeve, duke theksoi rëndësinë e mbledhjes për të diskutuar çështje [...]

Go to Top