Sot, më 16.01.2025, imamët e fshatit Forinë vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup për ta uruar dekanin, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, për detyrën e re, duke shprehur respektin dhe mbështetje për udhëheqësin e ri të Fakultetit.
Nga ana tjetër, dekani falënderoi imamët për vizitën dhe u lut që Allahu t’i shpërblejë për vizitën dhe angazhimin e tyre në përhapjen e vlerave islame.
Delegacionin e priti Sekretari i Fakultetit të Shkencave Islame, Neim Misimi, dhe profesori Sulejman Idrizi.
Në fund, imamët falënderojnë dekanin për mikpritjen dhe shprehin dëshirën për të bashkëpunuar më ngushtë me Fakultetin dhe për të kontribuar në kultivimin e vlerave islame në nivel lokal dhe institucional.