About Administrator
This author has not yet filled in any details.So far Administrator has created 313 blog entries.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame mori pjesë në Konferencën shkencore “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit” në Edirne, Turqi
Administrator2025-11-01T18:59:59+00:00Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit akademik, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në Konferencën shkencore “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit”, e cila u mbajt në qytetin Edirne të Turqisë.
Konferenca u organizua nga Fondacioni i Dijetarëve Islam, dhe mblodhi një numër të madh dijetarësh, profesorësh dhe personalitetesh fetare nga vendet e Ballkanit dhe bota islame. Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore dhe fetare mori pjesë edhe kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Prof. Dr. Ali Karadagi, i cili mbajti një ligjëratë me temë mbi roli e dijetarëve […]
Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi profesori Bahri Aliu
Administrator2025-10-27T19:27:45+00:00Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë miqësore profesor Bahri Aliun, ish-kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, drejtor dhe profesor në Medresenë “Isa Beu”, tashmë në pension. Profesori ishte i shoqëruar nga disa miq të tij të afërt.
Dekani i Fakultetit, prof. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me profesorë dhe anëtarë të administratës, e priti me respekt dhe i uroi mirëseardhje të përzemërt. Ai shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të profesorit Aliu në zhvillimin e arsimit fetar dhe në ruajtjen e vlerave islame në vendin tonë.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë […]
Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame realizojnë aksion vullnetar për pastrimin e oborrit dhe Xhamisë së Fakultetit
Administrator2025-10-23T12:29:02+00:00Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe të formimit moral që promovon Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, sot studentët e Fakultetit zhvilluan një aksion vullnetar për pastrimin e oborrit dhe të Xhamisë së Fakultetit.
Ky aktivitet kishte për qëllim të forcojë ndjenjën e përgjegjësisë, kujdesit ndaj ambientit dhe respektit ndaj hapësirave të përbashkëta, si pjesë përbërëse e edukimit shpirtëror dhe shoqëror që ofron Fakulteti ynë.
Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, falënderoi studentët për kontributin e tyre dhe theksoi se kujdesi për pastërtinë është një dimension i rëndësishëm i besimit dhe i moralit islam. Ai kujtoi […]
KONKURS për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup për në vitin akademik 2025/2026 (afati shtesë)
Administrator2025-10-09T11:34:10+00:00Ceremonia solemne e fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026
Administrator2025-10-06T18:30:20+00:00Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup u zhvillua ceremonia solemne e fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026, e cila u karakterizua nga një atmosferë të ngrohtë, shpirtërore dhe akademike.
Ceremonia filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga studenti Hfz. Xhelil Havziu, duke e hapur këtë ngjarje me mesazhe të frymëzuara nga drita e Librit të Shenjtë.
Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta fetare e arsimore, ndër të cilët Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Sekretari Gjeneral i BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi, drejtori i Medresesë “Isa Beu” – Shkup, Dr. […]
Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti Mbledhjen e 67-të
Administrator2025-10-03T12:28:48+00:00Më datë 02.10.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u zhvillua Mbledhja e 67-të e Këshillit Mësimor Shkencor, e cila u kryesua nga Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.
Mbledhja u hap me lexim të as’hirit nga kryetari i Unionit të Studentëve, Islail Ismaili, dhe më pas vijoi sipas rendit të ditës të parashikuar. Gjatë punimeve, u diskutuan dhe u miratuan çështjet e mëposhtme:
-
Miratimi i rendit të ditës.
-
Vlerësimi dhe miratimi i konstatimeve të Komisionit Recenzues për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e dy docentëve në lëndët Akaid dhe Histori […]
Forcimi i bashkëpunimit akademik ndërmjet Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Sarajevë
Administrator2025-09-26T20:06:07+00:00Në vijim të zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, i udhëhequr nga Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mirëpriti një delegacion nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, të kryesuar nga Dekani Prof. Dr. Mustafa Hasani.
Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Prof. Dr. Zuhdija Hasanović, ish-dekan i këtij fakulteti, Prof. Dr. Ahmed Alibašić, prodekan për arsim, si dhe Prof. Dr. Nedim Begović, prodekan për cilësi.
Gjatë këtij takimi, dy dekanët dhe ekipet e tyre theksuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike. U shqyrtuan ide konkrete për projekte kërkimore, […]
Studentët e Fakultetit të Studimeve Islame të Sarajevës zhvilluan vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Administrator2025-09-24T18:36:51+00:00Në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve arsimore të rajonit, më 24 shtator 2025, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mirëpriti një delegacion studentësh nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, i udhëhequr nga profesori Sejid Strika.
Delegacioni u prit nga dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili, në prani të stafit akademik, i përshëndeti mysafirët dhe prezantoi historikun e zhvillimit të Fakultetit të Shkencave Islame, programet studimore që ofrohen, si dhe veprimtaritë kërkimore dhe shkencore që zhvillohen në kuadër të tij.
Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja të rëndësishme akademike dhe u diskutua për mundësitë konkrete të […]