Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Honoris Causa
Administrator2026-07-17T21:41:37+00:00Një delegacion i Fakultetit të Shkencave Islame, i udhëhequr nga Dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, zhvilloi një vizitë zyrtare te Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, me rastin e urimit për marrjen e titullit akademik Doctor Honoris Causa, akorduar nga Fakulteti i Shkencave Islame.
Me këtë rast, Dekani Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi përcolli urimet më të përzemërta në emër të Fakultetit, duke theksuar se ky titull përfaqëson një vlerësim të lartë institucional për kontributin e jashtëzakonshëm të Reis-ul-Ulemas në afirmimin e vlerave islame, zhvillimin e arsimit fetar dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame. […]