Sot, më 09.06.2026, u zhvillua një takim online ndërmjet Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe Dekanit të Fakultetit të Sheriatit të Universitetit të Jordanisë, Prof. Dr. AbdulHamid Al-Kilani. Takimi u realizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy fakulteteve dhe u kurorëzua me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Akademik.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe shkencore, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, organizimin e konferencave, simpoziumeve dhe aktiviteteve të tjera shkencore, si dhe publikimin e punimeve kërkimore në revistat dhe botimet universitare të të dy institucioneve.

Në takim morën pjesë edhe z. Munir Al-Shater, Prodekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Ziber Lata, si dhe Drejtori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Driton Dikena.

Bashkëbiseduesit vlerësuan lart rëndësinë e këtij memorandumi dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve akademike dhe shkencore, me synimin e krijimit të mundësive të reja për zhvillim profesional, institucional dhe kërkimor, në dobi të studentëve dhe stafit akademik të të dy fakulteteve.

Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira akademike ndërmjet dy institucioneve.