Вести2020-09-12T18:27:39+00:00
1704, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame mirëpret delegacionin nga Fakulteti i Studimeve Islame të Novi Pazarit

Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti një delegacion akademik nga Fakulteti i Studimeve Islame të Novi Pazarit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit akademik ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë islam. Delegacioni u prit nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në fushën e studimeve islame, kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik [...]

804, 2026

Dekani i FSI-së në Prishtinë viziton Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

Sot, më 08.04.2026, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, priti në një takim zyrtar Dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Prof. Dr. Islam Hasani, i shoqëruar nga sekretari i këtij institucioni. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit akademik dhe institucional, ku u diskutuan mundësitë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy fakulteteve, me theks të veçantë në realizimin e projekteve [...]

604, 2026

Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 71-të të rregullt

Sot, më 06.04.2026, Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 71-të të rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan çështje me rëndësi të veçantë për funksionimin dhe zhvillimin e veprimtarisë mësimore-shkencore të Fakultetit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi i Këshillit Mësimor-Shkencor, prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Në kuadër të rendit të ditës, Këshilli miratoi vendime që kanë [...]

2303, 2026

Fillimi i Semestrit Veror dhe Urimi me Rastin e Fitër Bajramit

Me rastin e fillimit të semestrit veror dhe festës së shenjtë të Fitër Bajramit, në Fakultetin e Shkencave Islame u organizua një aktivitet solemn dhe domethënës, i cili mblodhi së bashku stafin akademik, administrativ dhe studentët në një atmosferë festive dhe reflektuese. Ky aktivitet shënoi jo vetëm nisjen e një periudhe të re akademike, por edhe një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet anëtarëve të komunitetit universitar. Në [...]

1603, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup uron Natën e Kadrit

Me rastin e Natës së Kadrit, një prej netëve më të mëdha dhe më të bekuara në Islam, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup shpreh urimet dhe lutjet më të sinqerta për të gjithë besimtarët, duke dëshiruar që kjo natë e madhëruar të sjellë mëshirë, paqe dhe begati për të gjithë. Kjo natë e bekuar përbën një mundësi të jashtëzakonshme për besimtarët që të afrohen më shumë me Allahun përmes [...]

603, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup uron 7 Marsin, Ditën e Mësuesit

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup shpreh urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe edukatorët që me përkushtim dhe përgjegjësi kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Kjo ditë e veçantë përkujton hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887, një ngjarje historike që shënoi një hap të rëndësishëm në [...]

Go to Top