Me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, më 20 maj 2026, në ambientet e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare (KOVZRG), u organizua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve fetare, grupeve fetare dhe të rinjve nga institucione të ndryshme.

Në këtë aktivitet, Fakulteti i Shkencave Islame u përfaqësua nga kryetari i Parlamentit Studentor, Ismail Ismaili, i shoqëruar nga studentët Ebru Ajdari dhe Rejhan Sulejman, të cilët morën pjesë aktive në diskutimet dhe aktivitetet e organizuara.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e dialogut ndërfetar, promovimin e diversitetit kulturor dhe rolin e të rinjve në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në paqe, tolerancë, respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Pjesëmarrësit theksuan se diversiteti kulturor dhe fetar përbën një vlerë të rëndësishme shoqërore, e cila kontribuon në forcimin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit u dekoruan me mirënjohje nga drejtoresha e KOVZRG-së, znj. Olivera Trajkovska, për kontributin dhe angazhimin e tyre aktiv në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkulturor e ndërfetar.

Ky aktivitet përcolli mesazhe të rëndësishme për nevojën e forcimit të dialogut, bashkëpunimit dhe respektit reciprok, si dhe për promovimin e vlerave të diversitetit kulturor dhe fetar si themel për një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.