Loading...
Home2023-01-17T13:09:41+00:00

Вести

Dekani i FSI-së në Prishtinë viziton Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

април 8th, 2026|

Sot, më 08.04.2026, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, priti në një takim zyrtar Dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Prof. Dr. Islam Hasani, i shoqëruar nga sekretari i këtij institucioni. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit akademik dhe institucional, ku [...]

Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 71-të të rregullt

април 6th, 2026|

Sot, më 06.04.2026, Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 71-të të rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan çështje me rëndësi të veçantë për funksionimin dhe zhvillimin e veprimtarisë mësimore-shkencore të Fakultetit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi i Këshillit Mësimor-Shkencor, prof. dr. Abdulxhemil [...]

Fillimi i Semestrit Veror dhe Urimi me Rastin e Fitër Bajramit

март 23rd, 2026|

Me rastin e fillimit të semestrit veror dhe festës së shenjtë të Fitër Bajramit, në Fakultetin e Shkencave Islame u organizua një aktivitet solemn dhe domethënës, i cili mblodhi së bashku stafin akademik, administrativ dhe studentët në një atmosferë festive dhe reflektuese. Ky aktivitet shënoi jo vetëm nisjen e një [...]

Qëllimet

Fakulteti i Shkencave Islame ka për qëllim:

  • Krijimin e një ambienti, ku përvetësimi i dijes do të jetë në qendër të vëmendjes;

  • Pasurimin e bibliotekës së fakultetit me literaturë të re në gjuhët e huaja, e sidomos në gjuhën shqipe, gjë që do të ndihmojë kultivimin e njohurive nga shkencat islame;
  • Afirmimin e përkushtimit të Fakultetit të Shkencave Islame në lirinë e të menduarit, të shkruarit dhe të folurit;
  • Angazhimin e stafit kualitativ dhe me përvojë universitare në vend dhe jashtë vendit;
  • Zhvillimin dhe mirëmbajtjen atraktive, funksionale për përkrahjen e mësimdhënies;
  • Të krijojë kuadër me pikëpamje të reja dhe mënyra e të menduarit, dhe të mundësojë zhvillimin e aftësive dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron shekulli 21.
  • T’i integrojë mësimdhënien, aktivitetet kreative dhe shkëmbimin ideve;
  • T’i përgatit studentët të ndërtojnë karrierë në sferën e shkencave islame, që të punësohen në institucionet e BFI-së në RM;

  • Integrimin e teknologjive informative në procesin e mësimdhënies;

Fakulteti i Shkencave Islame eksploron, zhvillon dhe promovon mësimdhënien dhe hulumtimin në projkete të ndryshme shkencore, me qëllim avancimi të dijeve, aftësive, shkathtësive të studentëve.

Fakulteti i Shkencave Islame ka vizion të qartë në ndërtimin e një kuadri të përgatitur mirë, të gatshëm t’u përgjigjet sfidave të kohës në fushën e shkencave  islame. 

Teologjia e përgjithshme Studime akademike ( 4 vjeçare) Program Studimorë. Themeluesi: Bashkësia Fetare Islame e RM-së. Institucioni: BFI në RM. Organi për dhënie të titullit: FSHI. Institucioni Arsimor: FSHI. Lokacioni: Hapësirat e FSHI-së në Shkup. Programi I akredituar nga:  Kryesuesit për akreditim.

Go to Top