Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në simpoziumin shkencor në Cyrih, Zvicër

2025-11-17T18:44:41+00:00

Më 16.10.2025, një delegacion i udhëhequr nga Reis ul Ulema, me pjesëmarrjen e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, drejtorit të Medresesë dhe Drejtorit për Diasporë, mori pjesë në simpoziumin shkencor të mbajtur në Cyrih të Zvicrës, organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër.

Simpoziumi u zhvillua me temën:
“Xhamitë shqiptare në mërgatë në shërbim të kombit, fesë dhe integrimit”,
duke tubuar përfaqësues të bashkësive islame nga Shqipëria, Kosova, imamë, studiues, përfaqësues institucionalë, aktivistë komunitarë dhe drejtues të unioneve islame shqiptare nga disa vende të Evropës.

Gjatë […]

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në simpoziumin shkencor në Cyrih, Zvicër2025-11-17T18:44:41+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame mori pjesë në Konferencën shkencore “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit” në Edirne, Turqi

2025-11-01T18:59:59+00:00

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit akademik, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në Konferencën shkencore “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit”, e cila u mbajt në qytetin Edirne të Turqisë.

Konferenca u organizua nga Fondacioni i Dijetarëve Islam, dhe mblodhi një numër të madh dijetarësh, profesorësh dhe personalitetesh fetare nga vendet e Ballkanit dhe bota islame. Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore dhe fetare mori pjesë edhe kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Prof. Dr. Ali Karadagi, i cili mbajti një ligjëratë me temë mbi roli e dijetarëve […]

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame mori pjesë në Konferencën shkencore “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit” në Edirne, Turqi2025-11-01T18:59:59+00:00

Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi profesori Bahri Aliu

2025-10-27T19:27:45+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë miqësore profesor Bahri Aliun, ish-kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, drejtor dhe profesor në Medresenë “Isa Beu”, tashmë në pension. Profesori ishte i shoqëruar nga disa miq të tij të afërt.

Dekani i Fakultetit, prof. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me profesorë dhe anëtarë të administratës, e priti me respekt dhe i uroi mirëseardhje të përzemërt. Ai shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të profesorit Aliu në zhvillimin e arsimit fetar dhe në ruajtjen e vlerave islame në vendin tonë.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë […]

Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi profesori Bahri Aliu2025-10-27T19:27:45+00:00

Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame realizojnë aksion vullnetar për pastrimin e oborrit dhe Xhamisë së Fakultetit

2025-10-23T12:29:02+00:00

Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe të formimit moral që promovon Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, sot studentët e Fakultetit zhvilluan një aksion vullnetar për pastrimin e oborrit dhe të Xhamisë së Fakultetit.

Ky aktivitet kishte për qëllim të forcojë ndjenjën e përgjegjësisë, kujdesit ndaj ambientit dhe respektit ndaj hapësirave të përbashkëta, si pjesë përbërëse e edukimit shpirtëror dhe shoqëror që ofron Fakulteti ynë.

Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, falënderoi studentët për kontributin e tyre dhe theksoi se kujdesi për pastërtinë është një dimension i rëndësishëm i besimit dhe i moralit islam. Ai kujtoi […]

Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame realizojnë aksion vullnetar për pastrimin e oborrit dhe Xhamisë së Fakultetit2025-10-23T12:29:02+00:00

Ceremonia solemne e fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026

2025-10-06T18:30:20+00:00

Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup u zhvillua ceremonia solemne e fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026, e cila u karakterizua nga një atmosferë të ngrohtë, shpirtërore dhe akademike.

Ceremonia filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga studenti Hfz. Xhelil Havziu, duke e hapur këtë ngjarje me mesazhe të frymëzuara nga drita e Librit të Shenjtë.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta fetare e arsimore, ndër të cilët Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Sekretari Gjeneral i BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi, drejtori i Medresesë “Isa Beu” – Shkup, Dr. […]

Ceremonia solemne e fillimit të vitit të ri akademik 2025/20262025-10-06T18:30:20+00:00

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti Mbledhjen e 67-të

2025-10-03T12:28:48+00:00

Më datë 02.10.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u zhvillua Mbledhja e 67-të e Këshillit Mësimor Shkencor, e cila u kryesua nga Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.

Mbledhja u hap me lexim të as’hirit nga kryetari i Unionit të Studentëve, Islail Ismaili, dhe më pas vijoi sipas rendit të ditës të parashikuar. Gjatë punimeve, u diskutuan dhe u miratuan çështjet e mëposhtme:

  • Miratimi i rendit të ditës.

  • Vlerësimi dhe miratimi i konstatimeve të Komisionit Recenzues për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e dy docentëve në lëndët Akaid dhe Histori […]

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti Mbledhjen e 67-të2025-10-03T12:28:48+00:00

Forcimi i bashkëpunimit akademik ndërmjet Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Sarajevë

2025-09-26T20:06:07+00:00

Në vijim të zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, i udhëhequr nga Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mirëpriti një delegacion nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, të kryesuar nga Dekani Prof. Dr. Mustafa Hasani.

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Prof. Dr. Zuhdija Hasanović, ish-dekan i këtij fakulteti, Prof. Dr. Ahmed Alibašić, prodekan për arsim, si dhe Prof. Dr. Nedim Begović, prodekan për cilësi.

Gjatë këtij takimi, dy dekanët dhe ekipet e tyre theksuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike. U shqyrtuan ide konkrete për projekte kërkimore, […]

Forcimi i bashkëpunimit akademik ndërmjet Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Sarajevë2025-09-26T20:06:07+00:00

Studentët e Fakultetit të Studimeve Islame të Sarajevës zhvilluan vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

2025-09-24T18:36:51+00:00

Në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve arsimore të rajonit, më 24 shtator 2025, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mirëpriti një delegacion studentësh nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, i udhëhequr nga profesori Sejid Strika.

Delegacioni u prit nga dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili, në prani të stafit akademik, i përshëndeti mysafirët dhe prezantoi historikun e zhvillimit të Fakultetit të Shkencave Islame, programet studimore që ofrohen, si dhe veprimtaritë kërkimore dhe shkencore që zhvillohen në kuadër të tij.

Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja të rëndësishme akademike dhe u diskutua për mundësitë konkrete të […]

Studentët e Fakultetit të Studimeve Islame të Sarajevës zhvilluan vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup2025-09-24T18:36:51+00:00

Vazhdon restaurimi i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup

2025-09-17T20:30:19+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup po kalon në një fazë të rëndësishme transformimi përmes nismës së restaurimit që është duke u realizuar falë mbështetjes bujare të donatorëve Haxhi Fadil Aliu dhe Haxhi Mujdin Aliu. Ky investim i çmuar kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve akademike dhe mjedisit studimor për studentët dhe stafin e fakultetit.

Kjo nismë është një dëshmi e përkushtimit për të forcuar infrastrukturën arsimore islame në vend dhe për të krijuar një hapësirë dinjitoze e moderne, në shërbim të gjeneratave të ardhshme të dijes.

 

[…]

Vazhdon restaurimi i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup2025-09-17T20:30:19+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame uron besimtarët myslimanë me rastin e ditëlindjes së Muhamedit (a.s.)

2025-09-03T20:37:22+00:00

Në këtë ditë të bekuar të lindjes së Muhamedit (a.s.), të dërguarit të mëshirës dhe dritës, Fakulteti i Shkencave Islame përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë.

Lindja e Profetit (a.s.) shënon fillimin e një epoke të re të drejtësisë, paqes dhe mëshirës për mbarë njerëzimin. Ai ishte shembulli më i përkryer i sjelljes fisnike dhe i thirrjes për unitet e dashuri.

Le të shërbejë kjo ditë si nxitje për të ecur në gjurmët e tij, duke kultivuar virtytet e larta, duke forcuar besimin dhe duke ushqyer shpresën për një të ardhme më të […]

Fakulteti i Shkencave Islame uron besimtarët myslimanë me rastin e ditëlindjes së Muhamedit (a.s.)2025-09-03T20:37:22+00:00
Go to Top