Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Fakulteti i Shkencave Islame ju përcjell urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve myslimanë.
Ramazani është muaj i mëshirës, faljes dhe begatisë, një periudhë reflektimi shpirtëror, përkushtimi dhe solidariteti. Urojmë që ky muaj i shenjtë të sjellë paqe në zemrat tuaja, harmoni në familjet tuaja dhe suksese në çdo hap të jetës suaj.
Allahu e pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat tuaja të mira.
Ju dëshirojmë një Ramazan të begatë dhe të mbushur me dritë e mirësi.
Me respekt,
Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup