Me rastin e zgjedhjes në detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi priti në një vizitë urimi Prof. Dr. Mensur Nuredinin, Prorektor i Universitetit Ndërkombëtar “Vision” – Gostivar.

Prof. Dr. Nuredini e uroi Dekanin për detyrën e re, duke shprehur urimet për sukses dhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërinstitucional. Dekani falënderoi për vizitën dhe vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fushën akademike.