Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, për t’i uruar doktoratën dekanit të FSHI Prof. Dr. Shaban Sulejmani ishte kreu më i lartë i BFI-së të RMV-së Reisul ulema h. Shaqir ef. Fetahun, të cilin e shoqëruan Irsal ef. Jakupi – Sekretar gjeneral i BFI-së, Qufli ef. Osmani – Përgjegjës i administratës së BFI-së, Mr. Mustaf ef. Dauti – Drejtor i sektorit për marrëdhënie me jasht, Mr. Fadil ef. Ramadani – Kryetar i Organizatës Humanitare, në kuadër të BFI-së, “Hilal” dhe shefi i kabinetit të Reisul ulemasë dr. Abdulkerim Iseni.
Në këtë ambient të këndshëm diskutuan mes tjerash një mori çështjesh që kryesisht ndërlidhëshin me procesin edukativo arsimore.
Në emër të FSHI-së delagacionit të BFI-së së cilës i priu Resiul ulemaja h. Shaqir ef. Fetahut, i shprehim mirënjohje për këtë vizitë zyrtare tejet të ngrohtë.