Në një proces zgjedhor të zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, Fakulteti i Shkencave Islame-Shkup zgjodhi dekanin e ri. Zgjedhjet u zhvilluan me korrektësi dhe transparencë të plotë, duke reflektuar një standard të lartë demokratik dhe profesional.
Në garën për postin e dekanit, konkurruan dy kandidatë: Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi dhe Prof. Dr. Muhamed Mustafa. Pas një procesi të mirëfilltë të votimit, Dekan u zgjodh Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, duke marrë kështu besimin dhe mbështetjen e shumicës të trupit akademik të fakultetit.
Këto zgjedhje le të jenë vazhdimësi e misionit dhe vizionit të Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, me atë që udhëheqësia e re do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për zhvillimin akademik dhe shkencor të institucionit.