Sot, më 16.01.2025, profesorët e Shkollës së Mesme Teknike Komunale “Gostivar”, prof. Ibrahim Asani dhe prof. Sabit Aliu, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup për ta uruar dekanin për detyrën e re, duke shprehur respekt dhe mbështetje për udhëheqësin e ri të Fakultetit.

Delegacionin e priti dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, prof. Dr. Jusuf Mustafai, si dhe Sekretari Naim Misimi.

Nga ana e tij, dekani falënderoi profesorët për vizitën e tyre dhe për urimet e sinqerta për detyrën e besuar. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore dhe shprehu gatishmërinë për të krijuar mundësi për zhvillim të përbashkët, si dhe për të ndihmuar në avancimin e arsimit dhe shkëmbimin e përvojave mes Fakultetit dhe institucioneve të tjera. Falënderimi i Dekanit ishte një shenjë vlerësimi për mbështetjen e dhënë dhe përkushtimin ndaj arsimit dhe zhvillimit të brezave të rinj.